![Besa dhe Flamurtarit ecin të sigurtë drejt Superiores, Kukësi “mbytet” në Pogradec; Erzeni merr pikën e parë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/besa-dhe-flamurtarit-ecin-te-sigurte-drejt-superiores-kukesi-mbytet-ne-pogradec-erzeni-merr-piken-e-pare_6701537083de3.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Besa dhe Flamurtarit ecin të sigurtë drejt Superiores, Kukësi “mbytet” në Pogradec; Erzeni merr pikën e parë
👁943
Janë mbyllur të gjitha sfidat në Kategorinë e Parë të vlefshme për javën e 7.
Flamurtari fitoi me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Korabit, ndërsa në krahun tjetër Pogradeci triumfoi pastër dhe pa probleme me rezultatin 2-0 kundër Kukësit.
Në ndeshjet e tjera, Burreli u mposht 3-0 në transfertë ndaj Besës së Kavajës dhe Lushnja barazoi pa gola 0-0 kundër Erzenit. Po në barazim, por me rezultatin 1-1 përfundoi ndeshja mes Valbonës dhe Apolonisë.
Kampionati vazhdon që të kryesohet nga Besa e Kavajës. Klubi verdhezi mbetet në vendin e parë me 19 pikë, 1 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.flamurtari besa kukësi kategoria e parë
Burimi