Berisha u mor i pandehur nga SPAK, Tabaku: Uroj që ky proces të mbarojë!

Berisha u mor i pandehur nga SPAK, Tabaku: Uroj që ky proces të mbarojë!

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli lidhur me marrjen si të pandehur nga SPAK të Sali Berishës. Këtë lajm ajo e konsideroi si zhvillim jo të mirë për Partinë Demokratike.
Tabaku tha se një zhvillim i tillë do të ndikojë edhe në PD. Ajo uroi që ky proces të përfundojë sa më shpejt, pasi po hyjmë në një vit elektoral.
Lidhur me protestën e zhvilluar para SPAK nga mbështetës të PD-së, Tabaku theksoi se kjo nuk përbën lajm, për shkak se ka më shumë se një vit që kudo ku ndodhet Berisha protestohet.
Tabaku tha se ka kërkuar bashkimin e PD-së dhe nuk ka pasur asnjë dyshim që PD duhej të ishte bashkë.
Deputetja demokrate tha se e kishte me pak emocione rikthimin në mbledhjet e Grupit Parlamentar, referuar zhvillimeve të viteve të fundit.
“Bashkimi i PD po ndodh realisht, ne duhet të ecim përpara me ofertën elektorale dhe aksionin elektoral”, tha Tabaku për “News24”.sali berisha jorida tabaku partia dmeokratike
Burimi