Berisha sërish kryeministër? Ironizon Spahiu: Aq shanse sa ka Hysaj të bëjë gol në finalen e Euro 2024!

Berisha sërish kryeministër? Ironizon Spahiu: Aq shanse sa ka Hysaj të bëjë gol në finalen e Euro 2024!

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me situatën politike në vend. Ai tha se shanset që kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha të bëhet kryeministër, janë shumë të vogla.
Spahiu u shpreh se PD me Berishën në krye nuk mund të vijë në pushtet, pasi nuk pranohet nga ndërkombëtarët. Madje, ironizon duke thënë se Berisha ka shanse të bëhet kryeministër, aq sa Hysaj ka shanse të bëjë gol në finalen e Euro 2024.
“Berisha ka shanse që të bëhet kryeministër aq sa ka Hysaj të bëjë gol në euro 2024. Partia Demokratike nuk ka asnjë shanse për të ardhur në pushtet. Edhe nëse Trump vjen të kandidojë për PD nuk e ngre dot PD në nivelet e marrjes së pushtetit. Një parti që vjen në rënie nuk ngrihet për 6 muaj. PD është katandisur ne 350 mijë vota. PD ka humbur në Shkodër, ka humbur Kamzën, e cila është vatrën ku organizoheshin të gjitha mitingjet. Berisha Berisha nuk pranohet nga ndërkombëtarët, ndërsa demokratët e pranojnë”, tha ai për “Report Tv”.
Kuvendi nuk i hoqi mandatin e deputetit Berishës edhe pse ka munguar në seancat parlamentare. Për juristin, Kuvendi duhet që t’i drejtohej Gjykatës Kushtuese, e cila duhet ta orientonte se si të veprohet në këtë rast.  
“Kjo është një çështje e diskutueshme nga Kushtetuta dhe kam shpresuar që Parlamenti të mos ishte i njëanshëm që njërit t’ia hiqte dhe tjetrit jo. Në të dyja rastet Kuvendi nuk duhet që të nxitohej dhe nuk duhej që të hiqte mandatin e Ahmetajt dhe të mos hiqte mandatin e Berishën. Mbajti dy standarde, por duhet që t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe gjykata duhet që të interpretonte dhe të orientonte parlamentin për mënyrën se si duhet të zgjidhej mandati i Ahmetaj dhe Berishës. Duhej që gjykata të shprehje për këtë gjë. Lindita Nikolla merr atributet e Kuvendit që të thotë nuk do t’i hiqet, por ka marrë një direktiv nga Rama që të zbusë marrëdhëniet me Rithemelimin”, u shpreh ai.
Burimi