Berisha ndryshon ‘pllakë’, falenderon gjyqtarët e Kushtetueses
Sali Berisha ne seline e PD
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer në selinë e Partisë Demokratike, pas një viti në arrest shtëpie.
Në oborrin e selisë u mblodhën mbështetësitë e PD, teksa Berisha dha një konferencë për mediat.
Në fjalën e tij kreu i PD falënderoi gjyqtarët për vendimin të cilin e quajti të drejtë. Por ky falënderim vjen pasi vendimi në anën e tij, pasi kujtojmë se më parë Berisha i ka sulmuar gjykatësit e Kushtetueses.
“Dua të falënderoj çdo shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Diasporë e kudo ku janë. Pa mbështetjen tuaj kjo ditë, kjo fitore nuk do ishte e mundur. Mirënjohje kam për miqtë e mi dhe të Shqipërisë. Sot falënderoj edhe gjykatësen që nderoi ligjin, moralin. Uroj që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit shqiptar”, tha Berisha.lirimi i berishes
Burimi