“Berisha me standarde të dyfishta”, Haklaj: Ra alibia e tij se drejtësia është e kapur!
Ish-deputeti Azgan Haklaj ka komentuar lirimin e Berishës nga Gjykata e Posaçme.
Pas 331 ditësh në ‘arrest shtëpie’ GJKKO i hoqi masën e sigurisë ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha.
Lidhur me këtë vendim, ish-deputeti Azgan Haklaj u shpreh se vendimi i sotëm për lirimin e Berishës rrëzon alibinë se drejtësia është e kapur nga qeveria. Ai theksoi se Berisha përdor standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për vendimet e dhëna nga gjykatat.
“Nga pikëpamja politike me këtë vendim Berishës i bie alibia se SPAK dhe drejtësinë e ka kapur Rama. Të ndalemi edhe pak tek vula, ku apeli i ka dhënë vulën duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Nuk ndodh në asnjë vend që një gjykatë më e ulët të mos zbatojë vendimin e një gjykate më të lartë. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Dy gjyqtar nga gjykata apelit dhanë vendimin për Salianjin, ata dhanë edhe vendimin për vulën e PD, kur dhanë vendimin për Salianjin ishin të këqij, kur dhanë për vulën ishin të mirë, pra a kemi standarde të dyfishta nga Berisha”, tha Haklaj për “Report Tv”.
Burimi