“Berisha i përdor njerëzit si mish për top”, Çupi: Pjesëmarrja në protesta, çdo ditë e më e vogël

“Berisha i përdor njerëzit si mish për top”, Çupi: Pjesëmarrja në protesta, çdo ditë e më e vogël

Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur me protestën e opozitës. Ai tha se Berisha do të trembë qytetarët dhe qëllimi tjetër sipas tij është të mbledhë njerëzit e vet dhe ti rrinë poshtë ballkonit.
Çupi u shpreh se kreu i PD i trajton qytetarët si mish për top, ndërsa shton se opozita është pakicë dhe pjesëmarrja është çdo ditë edhe më e vogël.
“Berisha do të jetë thartuar më shumë seç ka qenë, është me keq se aleati i tij Ilir Meta. Fjala duhet të marrë pushtet e thotë për dy arsye:
Do të tremb qytetarët e vendit, do të thotë të lemerisen njerëzit është Sali Berisha i ’97, 2008. Tani që Shqipëria është bërë njerëzit duhet të kuptojnë që është e frikshme.
Qëllimi tjetër është të mbledhë njerëzit e vet dhe ti rrinë atje poshtë ballkonit. Përveçse i trajton si mish për top, kërkon të manifestojë që është i rrethuar me njerëz dhe realisht nuk është. Sepse kjo protestë po tregon që opozita është pakicë dhe po bëhen më të vegjël çdo ditë.
Nuk prodhon politikë, tani njerëzit janë në dilemë për të votuar PD. Do të votosh për të mbrojtur Sali Berishën që ka bërë krime, të bllokosh rrugën, janë të gjithë kontigjent kriminal.
Aq të dhunshëm janë sa njeriun e dhunojnë dhe thonë ti do votosh për mua”, tha Çupi.
Burimi