Berisha fitoi lirinë, Spahiu: Edhe për 10 vite, s’ka gjykatë që guxon të dënojë Ramën dhe Saliun
Juristi Kreshnik Spahiu teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila i hoqi masën ‘arrest shtëpie’ kreut të PD Sali Berisha tha se vendimi ishte i drejtë.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, Spahiu tha se nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën, sipas tij kjo situatë do të vijojë edhe për 10 vite të tjera.
“Mendoj se është një shkallë procedurale që është normale, një gjykatë nuk duhet paragjykuar. Ka një parim në drejtësi më mirë 100 të fajshëm jashtë se 1 i fajshëm brenda. Unë s’ja uroj burgun një ish-kryeministri sepse e dëmton imazhin e vendit. Sot nuk është vendosur fajësia apo pafajësia, është një proces gjyqësor që do të marr kohë. Unë deri më sot kam një bindje që për 10 vite nuk ka gjykatë dhe gjyqtar që të çojë në burg Ramën dhe Berishën. Unë e kam thënë këtë me vite që në Shqipëri ka dy persona të paprekshëm dhe ka 2 milionë të prekshëm.
Unë e konsiderojë vendimin e gjykatës të drejtë për masën e sigurimit sepse edhe masa fillestare ka qenë kërkesë për detyrim paraqitje dhe duhej kaluar në komisionin e mandateve, sepse atij iu mor pasaporta. Unë nuk jam gjykatë apeli, nuk mundet unë ti them gjyqtares sot as je e varur dhe as ke dhënë vendim të gabuar, por pasojat proceduriale që do të sjell ky vendim. Kryemadhi sot duhet që të shkojë dhe të kërkoj pasaportën sepse iu kthye Sali Berishës pasaporta, sepse u cilësua si kufizim i lirisë’, tha ai.
Burimi