“Berisha dhe Rama po minojnë SPAK”, Kthupi: Kryeministri pretendon se reforma në drejtësi është produkt i PS

“Berisha dhe Rama po minojnë SPAK”, Kthupi: Kryeministri pretendon se reforma në drejtësi është produkt i PS

Juristi Rezart Kthupi tha se Sali Berisha dhe Edi Rama janë dy faktorët që kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi.
Ai u shpreh se qëllimi i tyre është i përbashkët është të pengojnë punën e SPAK. Sipas Kthupit, Rama kërkon ta minojë drejtësinë përmes komisionit antikorrupsion.
S’mund të kesh marrëdhënie normale me ndërkombëtarët, kur keni qëndrime të kundërta në raport me atë që është krijesa më e rëndësishme e ndërkombëtarëve. Mbështesin SPAK, thonë që është e pakthyeshme. Dy faktorë ke që duan ta minojnë, ai që e quan organizatë kriminel dhe kryeministri që do ta minojë me komisionin Xhafa. Qëllimi është i përbashkët. Rama ka nisur një retorikë që reforma në drejtësi është produkt i PS”, tha ai për “Report Tv”.
Kthupi thotë gjithashtu se nuk ka gjithëpërfshirje në komision, pasi që në gjenezë PS përjashtoi opozitën që nga hartimi i rezolutës antikorrupsion, deri të pr.vendimi për ngritjen e komisionit.
“Ky komisioni pretendon se ka bërë nja 700 faqe. BE është e qartë. PS bëri një rezolutë të njëanshme, pasi ta bëjmë bashkë të bëhej edhe pr.vendimi për ngritjen e Komisionit. Nuk funksionon kështu gjithëpërfshirja”, u shpreh Kthupi.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente