“Berisha dhe Rama janë bashkë”, Kthupi njofton krijimin e partisë së re: Diskutimet janë përtej emrave! 

“Berisha dhe Rama janë bashkë”, Kthupi njofton krijimin e partisë së re: Diskutimet janë përtej emrave! 

Juristi Rezart Kthupi ka paralajmëruar krijimin e një grupi politik të figurave që dikur ishin pjesë e PD-së së Lulzim Bashës, përfshi këtu deputetin Enkelejd Alibeaj.

Kthupi nuk dha më shumë detaje dhe nuk u përqëndrua tek emrat, por tek problemet që ka vendi falë sistemit partiak dhe politikës që është monopol.
“Krijimi i një force politike nënkupton bashkimin e njerëzve që kanë të njëjtin parim. Sot kemi në vend që nuk ka një vizion ekonomik. Braktiset vendi jo nga shtresa që kërkon punë, por largohet shtresa e mesme. Po fillon të zhduket shpresa që ky vend. Do vijnë probleme që ende nuk i parashikojmë dot. Çështja e pensioneve lidhet me aftësinë e atyre që janë të aftë për të punuar. Skema e pensioneve është një efekt për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Kemi një klasë politike që e ka kapur.
Diskutime i fillimit ka qenë që të dalim përtej emrave. Kemi ngulmuar që të dalim përtej individit. Është mënyra më e mirë për të demokratizuar jetën politike. Është një subjekt që do të shkoj. Deputetë sot bën një lëvizje të parë. Në parlament kemi një super mazhorancë. Ke një bashkim të dy grupimeve më të mëdha politike. Bashkëqeverisin politikisht. Në momentin kur ne bashkojmë votat për çështje jo në interes të qytetarëve. Kundër interesit të qytetarëve. Ai parlament duke filluar që nga revolucioni i vitit të shkuar me flakadanë, ka nevojë për një frymë të re. Që deputetët të shprehin mendimet që ata kanë. Për një opozitë funksionale. Ai grupim sot do të rritet me kalimin e kohës.”-tha ai. 
Burimi