Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren në Euro 2024 ishte unike, na mungoi fati

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren në Euro 2024 ishte unike, na mungoi fati

Si një kapiten i vërtetë, Berat Gjimshiti udhëhoqi Shqipërinë në Euro 2024. Një Evropian që do të mbahet mend gjatë për kombëtaren shqiptare.
Ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet sociale Gjimshiti nuk i fshehu emocionet dhe krenarinë për këtë aventurë fantastike:
“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë. Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike.
Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar. Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime”, shkruan Gjimshiti në Instagram.
berat gjimshiti kombëtare euro 2024
Burimi