Bënë namin para supermarketit! Njerëzit shohin tmerr me sy

Bënë namin para supermarketit! Njerëzit shohin tmerr me sy

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri të çastit para një supermarketi. Sipas raportimeve të para mësohet se të plagosurit fatmirësisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve të plagosjes.“Këtë të premte në qytetin e Cërrikut, para një supermarketi, pas një konflikti të çastit mes shtatasve E.B. N.B (vëllezër), dhe N.Ç , S.S, E.B., janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar konkretisht shtetasin N.Ç, 28 vjeç.Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të dy shtetasve të tjerë S.S. dhe E.B, të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.Aktualitet
Burimi