“Bën mirë të mos kthehesh kurrë te Rubin Kazan”, trajneri tregon si u prit Mirlind Daku tek ekipi rus pasi u kërcënua me jetë
Jo vetëm nga serbët dhe maqedonasit, por edhe në Rusi, aty ku Daku aktivizohet me ekipin e Rubin Kazan.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u kërcënua me jetë nga “Brigada e Kuqe”. Këta të fundit i bënë thirrje që të mos rikthehej në Rusi, pasi do të vuante pasojat.
Por trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov tregon se Daku u prit shumë mirë në ekip, madje të gjithë shokët kanë folur me të.
“Çdo gjë është në rregull me të. Shokët e ekipit e kanë takuar, kanë folur me të. Ne kemi parë që situata të tilla ndodhin, si në rastin e Demiral te Turqia përshembull.
Futbolli është i përzierë me politikën, por detyra e lojtarëve është që ta ndajnë politikën nga futbolli”, është shprehur trajneri i Rubin Kazan, Rashin Rakhimov.
Duke qenë se Daku është pjesë e ekipit të Superligës ruse, Rubin Kazan, brigada vullnetare e ushtrisë ruse e quajtur “Espanyola”, e cila përbëhet nga tifozë të klubeve të futbollit dhe është aktive në frontin e luftës në Ukrainë, e vendosën në shënjestër 26-vjeçarin.
Në një reagim të tyre në rrjetet sociale, “Espanyola” të cilët luftojnë rreth Uglejdarit, në rajonin e Donbasit, mbi foton e Dakut vendosën objektivin e një snajperi, ndërsa i bënë thirrje që të mos kthehet më kurrë në Rusi.
“Siç e dini, lufta në Jugosllavi në vitin 1991 filloi me futbollin. Lufta moderne, e cila po zhvillohet në territorin e ish-Ukrainës si pjesë e Operacionit Special Ushtarak, ishte pa futboll, derisa “Espanyola” solli sportin tonë të preferuar në Donbass. Tani të gjitha ndeshjet më interesante zhvillohen pranë Chasovo Jaro. Edhe pse nuk ndjekim se çfarë po ndodh në “EURO 2024”, na vijnë disa lajme. Dhjetëra lidhje tona të yjeve në vijën e parë po funksionojnë siç duhet. Kështu u tronditëm shumë kur dëgjuam se një lojtar i Rubin Kazanit me origjinë shqiptare, që luan në ligën tonë, pati guximin të këndonte me megafon dhe të bënte thirrje për vrasjen e serbëve. Ai ka diçka kundër të gjithë vëllezërve tanë ballkanas… “Espanyola” i drejtohet Dakut. Ne do të jemi të prerë. Më mirë të mos kthehesh në Rusi! Asnjë falje nuk do të ndihmojë këtu. Është shumë vonë. Mirupafshim!”, shkruhej në mesazhin për futbollistin shqiptar, publikuar në Telegram.
Sakaq, babai i futbollistit, Fehmi Daku, bëri disa deklarata për mediat ruse duke kërkuar falje për veprimet e të birit. Edhe vetë Mirlind Daku shprehu keqardhje për atë që ndodhi, duke nënvizuar se ishte ndikuar nga atmosfera festive me tifozët.
rasjid rakhimov trajneri i rubin kazan mirlind daku
Burimi