Belingam nuk e llogarit fare Holandën: Dua përballjen me Spanjën në finalen e “EURO 2024”

Belingam nuk e llogarit fare Holandën: Dua përballjen me Spanjën në finalen e “EURO 2024”

Xhud Bellingam ka dhënë një deklaratë për “TeleDeporte”, teksa shprehet i sigurtë që Anglia do të kalojë në finale, por shpreson të përballet me Spanjën.
“Tre Luanët” sfidojnë të mërkurën Holandën e Ronald Kuman, por ylli i Realit të Madridit në deklaratën e tij lë të nënkuptohet se vëmendja është që tani te finalja, duke anashkaluar rrezikun e madh që paraqet Holanda.
“Shpresoj të gjej Spanjën në finale. “La Roja” ka luajtur shumë mirë në këto tre javët e fundit, që nga fillimi i Kampionatit Europian. Gjithçka është e mundur, por tani mbetem i fokusuar tek Anglia dhe shokët e mi dhe te Holanda, që do të jetë kundërshtari ynë i radhës”, tha ai.xhud belingam futbollisti i angl “euro 2024”
Burimi