Batërdia me shkarkimet në RTSH, Alfred Peza përfundon në SPAK për shpërdorim detyre!
Punonjësit e RTSH kallëzojnë penalisht Alfred Pezën për abuzime me detyrën…
Drejtori i Radiotelevizionit Shqiptar Alfred Peza, është kallëzuar penalisht në SPAK. Që pasi mori detyrën, ai ka shkarkuar me qindra punonjës pa të drejtë. Për këtë arsye, punonjësit përveç padive në gjykatë, i janë drejtuar Prokurorisë së Posaçme. “Pamfleti” ka siguruar në padi të bërë nga një prej ish-punonjëseve të RTSH, e cila kishte 5 vite që punonte aty dhe ju ndërpre kontrata pa të drejtë. Ajo ka paditur Pezën, drejtuesen e njësisë së lajmeve dhe kryeredaktorin.
“Unë kallëzuesja Denisa Plaka, kam një kontribut prej 5 vitesh pa ndërprerje pranë Radio Televizion Shqiptar, që është duke u “përdhosur” nga disa persona në shkelje të hapur me ligjin, me qëllime favorizimin e personave të tjerë, në lidhje me pozicionin e punës ku unë punoj. Këto veprime janë në shkelje të hapur të nenit 9 të Kodit të Punës dhe në shkelje të hapur me ligjin Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Në mënyrë të padrejtë pala e kallëzuar ka nxjerrë vendimin (urdhërin) Nr.376 te protokolluar me Nr.1744/1 Prot datë 31.05.2024 për pezullimit tim pa afat me pretendimin se nuk kam kontrolluar materialet përpara transmetimit, dhe më pas është nxjerr edhe vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës”, thuhet në padi.
Ajo ka kërkuar ndjekjen penale të Pezës, pasi nuk mori parasysh padinë në Gjykatën Administrative në datën 07.06.2024, e cila pezullon çdo vendim të këtij institucioni dhe pagesën e pagës deri në vendim të gjykatës për zgjidhjen e kërkesë padisë.
“Këto veprime janë me qëllim favorizimin e paligjshëm të të tjerë subjekteve dhe në shkelje të hapur të nenit 9 të Kodit të Punës dhe në shkelje të hapur me ligjin Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.Pra nga ana jonë vlerësohet se veprimet e palës së paditur janë në shkelje të hapur me ligjin Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Dhe jo vetëm për këtë arsye por edhe për faktin se në këtë institucion klientja jonë është trajtuar në mënyrë çnjerzore, duke kryer punë që ju përkisnin personave të tjerë të cilët janë punësuar pa meritë. Një tjetër vlerësim i yni, është se veprimet e Radio Televizioni Shqiptar janë diskriminuese për shkak të bindjeve të mija partiake si një e drejtë kushtetuese imë”, vijohet më tej.
Sipas padisë, Peza ka shkarkuar mbi 180 punonjës. Zonja shprehet se ai ka punësuar në mënyrë klienteliste dhe nepotike punonjës të tjerë pa meritë në mënyrën e përzgjedhjes. “Të verifikohen për pagat, dietat dhe shpërblimet fiktive të Alban Dudushi, Olsian Laskaj, Krifsa Caushi, Blerta Filopati, Bora Xhanija, Blerta Tafani, Noljan Lole”, shprehet ajo në padi.
Padia e plotë
KALLZIM PENAL
Kallzues: Denisa Begolli (Plaka)
Objekti: Kërkojmë nga ana juaj ndjekjen penale të shtetasit Alfred Peza me detyrë Drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, akuzuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i K.Penal, akuzuar për falsifikim të dokumentave parashkuar nga neni 186i K.Penal, akuzuar për veprën penale të Korrupsionit parashkuar nga neni dhe vjedhje me anën e mashtrimit parashikuar nga neni 143 I K.Penal.
Blerta Filopati me detyrë “Drejtuese e Njësisë së Lajmeve” akuzuar për falsifikim të dokumenteve parashikuar nga neni 186i K.Penal.
Olsian Laskaj me detyrë “Kryeredaktor në Njësinë e Lajmeve” akuzuar për falsifikim të dokumentave parashkuar nga neni 186i K.Penal.
Drejtuar: Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Baza Ligjore:Neni 281 e Vijues i K.Pr Penal.
Të nderuar:
Unë kallzuesja Denisa Plaka, kam një kontribut prej 5 vitesh pa ndërprerje pranë Radio Televizion Shqiptar, që është duke u “përdhosur” nga disa persona në shkelje të hapur me ligjin, me qëllime favorizimin e personave të tjerë, në lidhje me pozicionin e punës ku unë punoj. Këto veprime janë në shkelje të hapur të nenit 9 të Kodit të Punës dhe në shkelje të hapur me ligjin Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
Në mënyrë të padrejtë pala e kallëzuar ka nxjerrë vendimin (urdhërin) Nr.376 te protokolluar me Nr.1744/1 Prot datë 31.05.2024 për pezullimit tim pa afat me pretendimin se nuk kam kontrolluar materialet përpara transmetimit, dhe më pas është nxjerr edhe vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.
Nëpërmjet këtij kallëzimi unë kërkoj ndjekje penale për Drejtorin e përgjithshëm, për vendimin e kundraligjshëm të e shkarkimit nga puna të punonjëses Denisa Begolli (Plaka) në datë 14.06.2024, pasi nuk mori parasysh padinë në Gjykatën Administrative në datën 07.06.2024, e cila pezullon çdo vendim të këtij institucioni dhe pagesën e pagës deri në vendim të gjykatës për zgjidhjen e kërkesë padisë.
Këto veprime janë me qëllim favorizimin e paligjshëm të të tjerë subjekteve dhe në shkelje të hapur të nenit 9 të Kodit të Punës dhe në shkelje të hapur me ligjin Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.Pra nga ana jonë vlerësohet se veprimet e palës së paditur janë në shkelje të hapur me ligjin Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Dhe jo vetëm për këtë arsye por edhe për faktin se në këtë institucion klientja jonë është trajtuar në mënyrë çnjerzore, duke kryer punë që ju përkisnin personave të tjerë të cilët janë punësuar pa meritë. Një tjetër vlerësim i yni, është se veprimet e Radio Televizioni Shqiptar janë diskriminuese për shkak të bindjeve të mija partiake si një e drejtë kushtetuese imë.Nëse i referohemi edhe nenit 3/1 ligjit Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.Format e rënda të diskriminimit Çdo sjellje diskriminuese që është motivuar nga më shumë se një shkak, kur është kryer më shumë se një herë, kur ka zgjatur për një periudhë të gjatë kohore, ose kur ka sjellë pasoja veçanërisht të dëmshme për viktimën përbën formë të rëndë të diskriminimit. Diskriminimi ka filluar prej shumë kohësh, që nga ajo kohë kur klientja jonë ka kryer punën e të tjerëve, të punësuar nga ana Radio Televizionit Shqiptar pa meritë dhe janë intesifikuar kohët e fundit, sapo drejtori mosri vesh se unë uisha me PD, me veprime arbitrare të nxjerra prej tij. Në kodin e Punës në nenin 2 1. është e përcaktuar se Kodi i Punës respekton Konventat Ndërkombëtare të Ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Dhe nëse i referohemi nenit 4 të K.E.D.NJ.Ndalimi i skllavërisë dhe i punës së detyruar 1. Askush nuk do të mbahet në skllavëri ose në robëri. 2. Askush nuk do të shtrëngohet të kryejë një punë me dhunë ose të detyruar, pra duket qartë se pala e paditur ka shkelur në mënyrë të hapur nenin 4 pika 2 të KEDNJ dhe njëkohësishtë edhe kodin e punës.
E drejta e punës dhe e drejta për të ushtruar atë është një e drejtë ligjore dhe kushtetuese, ajo nuk mund të privohet në shkelje të hapur të barazisë( rregullorja dhe urdhërat duhet të jenë të barabartë për të gjithë) pasi në të kundërt do të ishim përpara shkeljes së nenit 14 të KEDNJ, Ndalimi i diskriminimit Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.
Në jemi të mendimit se ndodhemi përpara shkeljes së ligjit Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” dhe pikërisht përpara shkeljes së nenit 12 të këtij ligji Ndalimi i diskriminimit 1. Ndalohet diskriminimi i personit në lidhje me të drejtën e tij për punësim. Diskriminimi përfshin çdo dallim, kufizim ose përjashtim që bazohet në shkaqet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji dhe që, ndër të tjera, ka lidhje me: a) shpalljen e vendeve të lira të punës; b) rekrutimin dhe përzgjedhjen e punëmarrësve; c) trajtimin e punëmarrësve në vendin e punës, duke përfshirë trajtimin e tyre gjatë vendosjes ose ndryshimit të kushteve të punës, shpërblimin, përfitimet dhe mjedisin e punës, trajtimin lidhur me trajnimet profesionale ose gjatë procesit disiplinor apo lidhur me pushimin nga puna ose zgjidhjen e kontratës së punës; c) anëtarësinë në sindikata dhe mundësinë për të përfituar nga lehtësitë që siguron kjo anëtarësi. 2. Ndalohet çdo lloj shqetësimi, përfshirë edhe shqetësimin seksual, nga punëdhënësi përkundrejt një punëmarrësi ose një kërkuesi për punë ose midis punëmarrësve. 3. Zbatimi i masave të posaçme dhe të përkohshme, bazuar në shkaqet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, me qëllim përshpejtimin e barazisë në fushën e punësimit, nuk konsiderohet diskriminim.
Zbatimi i masave të tilla, në asnjë rast, nuk mund të nënkuptojë mbajtjen në mënyrë të përhershme të standardeve të pabarabarta ose të ndryshme dhe masat e posaçme ndërpriten kur arrihet objektivi i trajtimit dhe ofrimit të mundësive të barabarta.
Duke qënë se Znj. Begolli ka të drejtë të ankohet pranë Komisionerit për Diskriminimin apo në Gjykatë, sipas nenit 15 të ligjit Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” që ka të bëj me Të drejtat e punëmarrësit 1. Çdo punëmarrës ka të drejtë të ankohet te punëdhënësi, te Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ose në gjykatë, nëse beson se ka pësuar diskriminim. Kjo dispozitë nuk e kufizon të drejtën e ankimit në institucione të veçanta, të ngritura pranë sektorëve të ndryshëm të punësimit. 2. Gjatë periudhës së shqyrtimit të ankesës, punëmarrësi ka të drejtë të vazhdojë punën sipas kushteve të kontratës. 3. Punëmarrësi ka të drejtë të marrë informacion në çdo kohë në lidhje me trajtimin e ankesës, si dhe të marrë shpjegime për vendimet e marra nga punëdhënësi, në përgjigje të ankesës së tij, menjëherë pas shqyrtimit. 4. Në rast se punëdhënësi nuk merr masa për të hetuar dhe për të zgjidhur ankesën për diskriminim, punëmarrësi që ka bërë ankesën ka të drejtë ta ndërpresë punën, pa humbur të drejtën e pagës, për aq kohë sa është e nevojshme për t’u mbrojtur nga diskriminimi. Unë kam zgjedhur të paraqitem në gjykatë ku nëpërmjet kësaj padi kërkoj dhe ju bëjmë me dije se nga ana jonë vlerësohet se Znj.Begolli i është cënuar e drejta e punës dhe në shkelje të hapur me ligjin, institucioni i Radio Televizionit Shqiptar i ka shkaktuar stresin dhe diskriminimin për shkak të bindjeve partiake. Duke u ndodhur përpara kësaj situate i jemi drejtuar gjykatës me padi ku kërkojmë se konstatimin e diskriminimit nga ana juaj, sipas nenit 15 të ligjit Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
Nga ana e palës së kallëzuar edhe pse unë i kam njoftuar mbi padinë që kisha depozituar në gjykatë dhe të drejtën që më jep ligji dhe pikërisht neni 15 të ligjit Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”që ka të bëj me të drejtat e punëmarrësit dhe pikërishtë pikës 2. Të nenit 15, Gjatë periudhës së shqyrtimit të ankesës, punëmarrësi ka të drejtë të vazhdojë punën sipas kushteve të kontratës. Nga pala kallzuese nuk është pyetur për ligj por ai ka vepruar me shkeljen duke më shkarkuar nga detyra.
Veprimet e paligjshme të të kallzuarit Alfred Peza bien ndesh me neni 15 të ligjit Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”që ka të bëj me të drejtat e punëmarrësit dhe pikërisht pikës 2. Të nenit 15, Gjatë periudhës së shqyrtimit të ankesës, punëmarrësi ka të drejtë të vazhdojë punën sipas kushteve të kontratës. Duke qnë se në këtë rast i kallzuari Peza ka vepruar haptaz në lidhje me kushtet urdhëruese të ligjit, mendojmë se veprimi I tij plotëson elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
Nuk arrijmë të kuptojmë se si ky institucion në mënyrë të kundraligjshme por edhe kriminale ka vepruar në shkelje të hapur të nenit 15 të ligjit të Nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Këto shkelje ligjore janë bërë nëpërmjet veprimeve të paligjshme .Alfred Peza në cilësinë e drejtorit, ka konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës. Vepër për të cilën duhet të hetohet pasi nëpërmjet qëndrimit të tij joligjor, ka konsumuar të gjithë elementët e figurës së veprës penale “Shpërdorim detyre” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në këtë dispozitë ligjore është sanksionuar se, Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Vepra penale e shpërdorimit të detyrës është konsumuar plotësisht pasi, të kallzuarit ka cënuar marrëdhëniet juridike të vendosura me Kushtetutë dhe ligj, këtë veprim e kanë kryer me djeni dhe vetëdije për dëmin për të cilin i kanë shkaktuar shetit. Ky kallzim vlen dhe duhet të shtrihet edhe për Këshillin Drejtues, pasi edhe pse kishin djeni për këto shkelje që ishte duke kryer ky drejtor ata zgjodhën të mosvepronin në kundërshtim me ligjin, ndaj vendimit të kundraligjshëm të shkarkimit të punonjëses Denisa Begolli(Plaka).
Në të njëjtën formë klienteliste z, Peza ka shkarkuar mbi 180 punonjës dhe për këtë arsye duhet të verifikohet ky fakt penal. Zoti Peza ka punësuar në mënyrë klienteliste dhe nepotike punoinjës të tjerë pa meritë në mënyrën e përzgjedhjes. Të verifikohen për pagat, dietat dhe shpërblimet fiktive të Alban Dudushi, Olsian Laskaj, Mario Merhori, Krifsa Caushi, Blerta Filopati, Bora Xhanija, Blerta Tafani, Noljan Lole. Të verifikohet përgjegjesitë e Olsian Laskaj dhe Blerta Filopati që firmosin listëprezencat fiktive për punonjësit që marrin ditë pune, dieta dhe paga fiktive. Të verifikohen emerimet e komanduara të jashtë ligjshme pa miratimin e Këshillit Drejtues të drejtueses së lajmeve Blerta Filopati(Gjermeni), drejtueses së programacionit Bora Xhanija, të drejtorit teknik Edlir Rrapaj, të nën drejtoreshës së RTSH Blerta Hajdari(Tafani), e cila dha dorëheqjen më vonë.Kërkoj verifikimin e vendimeve të Këshillit Drejtues, në bashkëpunim me drejtorin e RTSH dhe Ministrinë e Financave për tjetersimin e pronave të RTSH (Vendime të muajit nëntor 2023).Kërkoj hetim për këshillin drejtues që ka emëruar një ish deputet për drejtor të RTSH. Kjo është arsyeja e diskriminimit partiak që ky drejtor ka me stafin. Për falsifikimin e listëprezencës janë dy persona përgjgjës të cilët janë Olsian Laskaj dhe Blerta Filopati të cilët duhet të hetohen për falsifikim të dokumentave parashkuar nga neni 186i K.Penal.
Abuzimet me fondet e Festivalit të RTSH, ku nẽ preventivin e paraqitur në Keshillin Drejtues, i cili është miratuar, janë shumë zëra té preventivit me shpenzime fiktive dhe tờ fryra, pěr të cilat është pěrdorur infrastuktura dhe punonjēsit e RTSH. Jo mẽ kot buxheti i festivalit 2023 i drejtorit Alfred Peza shtë 70 mln lek, nděrsa buxheti i festivalit në vitin 2022 i drejtorit parardhës eshtë shumẽ më pak. Te verifikohen kontrollet e KLSH pěr RTSH.
Edhe në media janë paraqitur një sërë skandalesh. https://www.voxnews.al/ është publikuar artikulli, Skemë e madhe korrupsioni në RTSH, shkon në SPAK dosja me disa zyrtarë, mes tyre ish-nëndrejtori. Në përmbajtje të këtij artikulli në linkun https://ëëë.voxneës.al/aktualitet/skeme-e-madhe-e-korrupsioni-ne-rtsh-shkon-ne-spak-dosja- me-disa-zyrta-i44991 është e publikuar se, në këtë television ka abuzme me fondet.
Edhe në portalin prapaskena.com janë paraqitur të rrethana korrpsioni dhe pikërisht në këtë link https://prapaskena.com/2023/07/19/skandali-alfred-peza-emeron-punonjesen-e-portalit-te-tij-alpenees-cupelinen-bora-xhani-drejtoreshe-ne-rtsh/, artikull është përshkruar me detaje se si funksionon përzgjedhja e stafit të RTSH.
Prej disa ditësh në RTSH ka nisur një valë shkarkimesh arbitrare, duke sajuar shkaqe banale dhe abuzive, përmes një fryme tensioni, arrogance, presioni dhe reprezalje. Një nga qokat e para të Alfred Pezës mban emrin Bora Xhanija. Kjo e fundi rezulton punonjëse në portalin AlpeNeës, të kapterit. Punonjësen e tij në portalin privat, Bora Xhanija, Peza e ka emëruar drejtoreshë programacioni në RTSH në konflikt të hapur interesi, në shkelje të ligjit dhe duke shpërdoruar detyrën. Fillimisht Peza ka mundësuar largimin e drejtorit të programacionit Melsi Qirici, duke emëruar në vend të tij punonjësen e tij private.Kapter Peza ka diktuar largimin e drejtorit të lajmeve Bledar Zaganjori. Me anë të frymës së presionit, Peza ka detyruar të largohen drejtori i Financës, drejtori Juridik dhe i Prokurimeve, si dhe drejtori i Burimeve Njerëzore.Kapter Peza po largon edhe kameramanë dhe montazhierë, punonjës të thjeshtë, duke futur në vështirësi të mëdha ekonomike familjet e tyre, me qëllim për të krijuar hapësira për çetën e tij.Për këto poshtërsi po përdor Enkelejd Lamaj, i cili zbaton urdhrat e kapterit.Peza nuk ka këllqe të merret me ata që marrin rrogën prej vitesh dhe as që e dinë se ku ndodhet RTSH-ja, por merret me stafin që punon, duke e detyruar të largohet me metoda meskine, në kuadër të privatizimit të RTSH-së.Në vijim do sjellim detaje rreth shkarkimit mizor të një kameramani me probleme shëndetësore si dhe planin për rritjen në detyrë të dashnores së shokut të kapterit.
Edhe portali Pamfleti ka shkruar për mënyrën klienteliste të përzgjedhjes RTSH.Në linkun https://pamfleti.net/politike/alfred-peza-mbush-rtsh-ne-me-qoka-familjare-ka- vendosur-edhe-kamera-per-i184038.
Në këtë artikull është shkruar se Alfred Peza mbush RTSH- në me qoka familjare, ka vendosur edhe kamera përgjimi! Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, anëtare e Komisionit të Edukimit ka denoncuar nga selia blu se drejtori i ri Alfred Peza e ka kthyer RTSH-në në televizioni qokash me emërimet e fundit që ka bërë.Sipas saj, Peza madje ka vendosur edhe kamera përgjimi!”Shqetësimi që ka ngritur BIRN, Safe Journalist, shoqatat e gazetarëve, vetë gazetarët e prekur kanë gjithë mbështetjen tonë.Klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës tëPezes në Alpeneës apo në Ora, njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe dramatike situatën. Një televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, po kthehet në një televizionprivat për qokat e Pezës, duke cënuar gazetarinëedhe profesionalizmin. Drejtori që merret nga karriget, te skaleta e lajmeve, te festivali dhe te koshat e plehrave, qëvendos kamera përgjimi dhe numëron gotat e ujit, nuk është modeli i drejtorit profesonist që i përgjigjet nevojave për ta kthyer RTSH-në nënjë televizion të shikueshëm. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës i bëj thirrje Keshillit Drejtues, si organ qëmonitorohet nga Kuvendi, të rikthejë ligjshmërinë brenda RTSH, të ndalë shkarkimet e padrejta dhe të hapë garën për drejtor tëRTSH-së. Gjithashtu, i bashkohemi thirrjes së Unionit të Gazetareve që OSBE të monitorojë situatën.Shqipëria po vjen me rënie sa i perket indeksit të lirisë së medias dhe këto ngjarje vetëm e përkeqesojnë situatën dhe tregojnë qartëvullnetin politik për të shkaterruar median dhe për të kontrolluar çdo gjë politikisht.”, tha Zhupa.
Edhe në portalin CNA.Al është publikuar artikulli Zhupa “bën për ujë të ftohtë” Alfred Pezën la numëron një më një shkeljet në linkun https://www.cna.al/aktualitet/zhupa-ben-per-uje-te- ftohte-alfred-pezen-i-numeron-nje-me-nje-shkelje-i401907. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ia ka numëruar një më një shkeljet Alfred Pezës, drejtorit të RTSH-së. Ajo është ndalur që te procedura e emërimit të tij, te shkarkimet masive të punonjësve në mënyrë të paligjshme, te abuzimet me fondet e deri te mungesa e transparencës. Gjatë gjithë fjalës së Zhupës në Komisionin e Medias, Peza nuk tha asnjë fjalë, por qëndroi i heshtur përballë fakteve.”Je këtu se ta kërkon ligji! Je titullar i institucionit! Nuk na ke bërë nder që ke ardhur këtu, e kërkon ligji që të japësh shpjegime. Nuk keni bërë transparence! Jeni RTSH e mbaheni me taksat e publikut dhe duhet të punoni për këtë gjë, jo vetëm për tallava. Nuk keni publikuar shpenzimet e festivaleve! S’keni reflektuar në asnjë moment vakancat që keni krijuar vetë me pushime të paligjshme nga puna.Kur kandiduat në RTSH nuk keni dorëzuar formularin a keni qenë apo jo spiun në kohën e diktaturës? Keni mbajtur qëndrime politike në RTSH. Silleni në mënyrë të paligjshme, ashtu siç jeni zgjedhur. Keni pushuar profesionistë nga puna, që kishin mbi 30 vjet në RTSH”, tha Zhupa ndër të tjera./ CNA.
Për sa më sipër kërkoj nga ana juaj ndjekjen penale të shtetasit Alfred Peza me detyrë Derjtor i Radio Televizionit Shqiptar, akuzuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës parashkuar nga neni 248 i K.Penal, akuzuar për falsifikim të dokumentave parashkuar nga neni 186i K.Penal, akuzuar për veprën penale të Korrupsionit parashkuar nga neni dhe vjedhje me anën e mashtrimit parashkuar nga neni 143 I K.Penal. kërkoj Blerta Filopati me detyrë “Drejtuese e Njësisë së Lajmeve” akuzuar për falsifikim të dokumentave parashkuar nga neni 186i K.Penal. dhe Olsian Laskaj me detyrë “Kryeredaktor në Njësinë e Lajmeve” akuzuar për falsifikim të dokumentave parashkuar nga neni 186i K.Penal. /Pamfleti
Burimi