Basketbolli në 2025-ën, Ponari: Talente kemi plot, por duhet vëmendje e shtuar jo vetëm nga Federata

Basketbolli në 2025-ën, Ponari: Talente kemi plot, por duhet vëmendje e shtuar jo vetëm nga Federata

Presidenti i Federatës Shqiptare të Baskebollit Avni Ponari, ishte i ftuari special i emisionit të parë për këtë vit “Ora Sport” në “Ora News”, ku në një intervistë bëri një përshkrim të situatës në të cilën gjendet basketbolli shqiptar në ditët e sotme.
-Z. Ponari nga anon peshorja e bilancit të basketbollit në vitin që lamë pas?
Viti 2024 ishte një vit i suksesshëm, sepse me 5 ekipet kombëtare u vlerësuam me çmime, duke treguar që basketbolli është në rrugë të mbarë.
Dhe këto ekipe kombëtare që janë ekipet e moshave arritën të marrin të gjitha të marrin nga një vend nderi në finalet që patëm në Evropian. Kjo u konfirmua edhe nga vetë Presidenti i FIBA-s.
Nga ana tjetër edhe ekipi i kombëtares së vajzave arriti të merrte vendin e dytë, çka tregon vizionin e duhur duke marrë me të vërtetë atë që meritonin në turneun që u zhvillua në Prishtinë.
Pra, këto janë tregues që ka një lëvizje pozitive sa i përket sportit të basketbollit.
Por sportet e tjera nuk janë si futbolli, ndaj kanë nevojë për më shumë vëmendje edhe nga mediat dhe kjo është arsyeja që jam sot këtu.
-Kujt ia atribuoni këto suksese?
Natyrisht, që suksesi është i lojtarit, pasi ai është stimuli. Që të kesh sukses në sport duhet të kesh tri elementë: njerëzit, terrenin dhe financat.
Ekipet e basketbollit deri në moshën 20-vjeçare kanë shumë talente, pas kësaj moshe mbaron perspektiva dhe e ardhmja e tyre financiare dhe kështu që vendosin të largohen nga sporti për një punë që i siguron të ardhura. Dhe kjo situatë është edhe në Evropë.
Ne kemi shumë talente që sot luajnë në ekipet e tjera kombëtare, gjë që tregon se rrugën duhet ta gjejmë të gjithë bashkë, jo vetëm Kombëtarja e Basketbollit.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente