“Basha na tradhtoi”, Flutura Açka zbulon prapaskenat e largimit nga grupi parlamentar dhe përplasjet me Bardhin!
Deputetja e PD Flutura Açka foli për situatën aktuale në PD dhe partitë opozitare si dhe “tradhtinë” e Bashës dhe përplasjen që ajo pati me kreun e grupit të PD parlamentar Gazment Bardhi.
E ftuar në emisionin në “Shqipëria Live”, ajo tha se pas vendimit të Gjykatës për t’ia kaluar vulën dhe logon e PD Sali Berishës, ishte e detyruar ta pranonte si një njeri që respekton drejtësinë dhe e njeh atë.
“Ndoshta natyra ime rebele, që ishe në karrierë dhe erdhi me idenë që mund të kontribuojë… unë nuk kam ndryshuar, por do të thotë që politika ka ndryshuar diçka rrugës. Ky rebelim është lexuar si përplasje, por unë nuk mund të marr formë në një enë që më imponohet.
Kjo është arsyeja pse jam ndjerë unë e tradhtuar në parimet e mia nga klane të caktuara. Unë pikërisht për këto parime që pashë të cedonin në frymën që kishim ne me Lulzim Bashën… kjo nuk po ndodhte më. Erdhi një moment përderisa vula i kaloi Berishës, dhe kjo është fakt dhe jam e detyruar ta pranoj verdiktin e drejtësisë. Akti i pambaruar i Bashës më la të kuptoj që qëndrimi binte ndesh me atë që kishim vendosur bashkërisht”, tha Açka.
Nga ana tjetër ajo foli edhe për përplasjen me Bardhin, pasi ai hoqi nga kryetare të komisionit të Medias. Sipas Açkës vendimi u mor pa i dërguar qoftë edhe një mesazh për ta vënë në dijeni.
“Nuk kam pasur asnjë njoftim, do doja njerëzisht të kisha marrë një sms që unë të mos e beja fare Komisionin. Unë nuk kam qenë e përfshirë në vendimet e tyre, e atij projekti politik, kam qenë e një frymë tjetër që kam menduar që parlamentit nuk mund t’i vihet flaka. Kjo ka qenë përplasja jonë. Mënyra raprazalëse që ndodhi ishte e papranuar, por ato që kanë ndodhur pas atij momenti kanë qenë kundër principeve të mia, shkatërrimi i komisionit të reformës zgjedhore, flirti për amnistinë penale dhe listat e mbyllura”, tha ajo ndër të tjera.
Burimi