“Bamirësit” Kristian Boçi iu sekuestruan 50 mln € të ardhura nga droga, zbardhen emrat e 7 pronarëve dhe 14 shoqërive tregtare

“Bamirësit” Kristian Boçi iu sekuestruan 50 mln € të ardhura nga droga, zbardhen emrat e 7 pronarëve dhe 14 shoqërive tregtare

Pasuritë janë në pronësi të Elman Abules, Kristian Boçit, Drilona Boçit, Ender Boçit, Eliverta Boçit, Vladimir Avramit dhe Marisa Nitos.

Ditën e sotme janë publikuar emrat e 7 pronarëve dhe 14 shoqërive tregtare të sekuestruara nga Prokuroria e Tiranës me vlerë 50 milionë euro.
Pasuritë janë në pronësi të Elman Abules, Kristian Boçit, Drilona Boçit, Ender Boçit, Eliverta Boçit, Vladimir Avramit dhe Marisa Nitos.
Vendimi është marrë më 27 qershor 2024, ndërsa dosja po hetohet nga Rovena Zoto.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se “Shtetasi Elman Abule rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal” 
Me vendimin nr. 3931 regj. themeltar, datë 27.06.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur:
Në sekuestro preventive shoqëritë tregtare me administrator Elman Abule
Shoqëria “Fidalba” shpk, me NIPT L01718023B, ku zotërues 100% i kuotave dhe administrator i shoqërisë është shtetasi Elman Abule.Shoqëria “Ferro Chrome Holding” shpk, me NIPT L51621504T, ku zotërues 100% i kuotave është shoqëria “Fidalba” shpk dhe administratori i shoqërisë është shtetasi Elman Abule.Shoqëria “Metal Form” shpk, me NIPT M12122501H, ku zotërues 100% i kuotave është shoqëria “Fidalba” shpk dhe administratori i shoqërisë është shtetasi Elman AbuleShoqëria “METALE ALBANIA 2014” shpk, me NIPT L01908004U, ku zotërues 100% i kuotave është shoqëria “Fidalba” shpk dhe administratori i shoqërisë është shtetasi Elman AbuleShoqëria “RAMETAL” shpk, me NIPT L41517502C, ku zotërues 100% i kuotave është shoqëria “Fidalba” shpk dhe administratori i shoqërisë është shtetasi Elman Abule.
Shoqëria “TRITAL” shpk, me NIPT K91729002T, ku zotërues 100% i kuotave është shoqëria “Fidalba” shpk dhe administratori i shoqërisë është shtetasi Elman Abule.Shoqëria “VENTUS” shpk, me NIPT L82212033T zotërues 100% të kuotave është shoqëria Fidlaba shpk. Administratori i shoqërisë është shetatasi Elman Abule.
Ne sekuestro pasurite e shoqerisie “Fidalba” shpk me administrator Elman AbuleVendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “Fidalba” shpk, si më poshtë:-Pasuria e llojit “Are”, nr. 264/36, ZK 339, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;-Pasuria e llojit “ndërtesë”, nr. 264/40/ND 2, ZK 339, vol. 22, fq. 81, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;-Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, ZK 339, sip. totale 2,300 m2 me adresë Fshati Vrinë, me nr. regjistrimi 6769, datë 15.07.2021-Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021, me nr. 264/33, v. 14, fq. 119 264/32, v. 14, fq 118, mbi të cilën ndodhet pasuria me nr. 264/40ND1, ZK 339; Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2, me adresë Fshati Vrinë, në pronësi të shoqërisë “Fidalba”, regjistruar me nr. 6769, datë 15.07.2021;-Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall” nr. 264/36, v. 14, fq. 141, mbi të cilën ndodhet pasuria e llojit “ndërtesë”;-Pasuria e llojit “are”, me nr. pasurie 264/33, sip. totale 4,900 m2, me adresë: Fshati Vrinë, me nr. regjistrimi 1555, datë 23.05.2010;-Pasuria e llojit “ndërtesë”, 264/40/ND1, vol. 22, fq. 80, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

 kristian boçi
Burimi