Bajerni kërkonte tripletën me Tomas Tuhel, brenda 7 ditëve “avullojnë” dy objektivat kryesorë për bavarezët

Bajerni kërkonte tripletën me Tomas Tuhel, brenda 7 ditëve “avullojnë” dy objektivat kryesorë për bavarezët

Dikush në Mynih shtron një pyetje, përse u shkarkuar Julian Nagelsman? Brenda një jave të vetme zëvendësuesi i tij, Tomas Tuhel u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, nga një skuadër si Frajburgu, ndërsa është me një këmbë jashtë Champions League, pas humbjes së rëndë 3-0 përballë Mançester Sitit.
Ironia e fatit është se kjo ishte humbja e parë e Bajernit në këtë edicion të Champions-it, ndërkohë që me Nagelsman kishin marrë 8 fitore në 8 ndeshje.
Kjo është humbja më e rëndë e kampionëve të Gjermanisë në Champions League që nga viti 2017, edhe në atë kohë, Bajerni humbiste 3-0 kundër PSG, ku në krye të ekipit ishte Karlo Ançeloti.
Tuhel u mor nga Bajerni, pasi drejtuesit e klubit kishin frikë se mos rrezikon “tripletën”, objektivin e tyre kryesor, por në vetëm tre ndeshje, Tuhel i hoqi nga duart dy objektiva, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League, gjithnjë nëse në këtë të fundit nuk ndodh ndonjë mrekulli në ndeshjen e kthimit.bajerni i mynihut tomas tuhel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente