Azgan Haklaj: Dekorata e DASH për Dumanin, mesazh i qartë ndaj Berishës

Azgan Haklaj: Dekorata e DASH për Dumanin, mesazh i qartë ndaj Berishës

Ish deputeti demokrat Azgan Haklaj tha se kreu i PD Sali Berisha, nuk ka treguar asnjë lloj morali politik pas shpalljes “non grata” nga SHBA. Sipas tij, Berisha nuk ka ndjekur rrugët ligjore të parashikuara nga ligji amerikan për ankimimin e kësaj mase nga DASH. Haklaj u shpreh gjithashtu se Berisha mbështetet nga Rusia.
“Ndryshe kemi në Shqipëri zotin Sali Berisha, i cili jo vetëm që nuk u tërhoq, por këmbënguli që do të bënte lobing. Lobingun nuk e ka bërë. Gjyqin nuk e ka bërë në gjykatën në SHBA duke shfrytëzuar hapësirën 3-mujore pas shpalljes NON GRATA dhe tani thonë do e na heqë Trumpi. Këta te Rithemelimi janë bërë sikur janë zëdhënësit e Trumpit. Non gratën ta heq vetëm gjykata federale e SHBA. Smundet të ta heqë as Trump, as DASH”, tha Haklaj për “Report Tv”.
Haklaj tha se pavarësisht antagonizimit të vazhdueshëm të Berishës ndaj George Soros, ky i fundit është sjellë nga vetë ish-kryeministri demokrat në Shqipëri.
“George Sorosin e ka sjellë në Shqipëri Sali Berisha në vitet 92-93. George Sorosi ka hapur fondacionin BESA. E kanë kthyer në fondacion bandë ku janë të implikuar edhe Berisha edhe Meta edhe Majko, me drejtorin e fondacionet BESA, Bajram Muçaj, i cili është kushëri i Ilir Metës. Fondacionin BESA e kanë kthyer në bankë dhe fillimet i ka nga Sorosi. Vetë Berisha ka negociuar me spanjollët në vitet 2006-2008 pasi e kanë kthyer në bankë një fondacion të tillë BESA, I themeluar nga Soros. Berisha pasi tha ma ka bërë Sorosi, tha ma ka bërë Charls McGonigal, pastaj tha ma ka bërë Palmer se i kam thënë e ke gruan serbe”, u shpreh Haklaj.
Për Haklajn, regjistrimi i Berishës në gjykatë si kreu i PD është një shkelje.
“Sot regjistrohet në gjykatë Sali Berisha si kryetar i PD. Tani ka një kontradiktë shumë të madhe. Me 11 dhjetor ata kanë bërë Kuvendin, në vitin 2021 dhe kanë thënë do bëjmë një komision të përkohshëm, i cili ka afat 3-mujor, 1 dhjetor-11 mars. Me 11 mars ka deklaruar se i ka skaduar afati, me 30 prill kanë bërë zgjedhje  dhe kanë zgjedhur Berishën me një anëtar një votë.
Ndërkohë, Angron Zhukri ka miratuar statusin e 11 dhjetorit dhe komisionin e Rithemelimit me 29 kryetarë. Ka shkuar çështja në Gjykatë të Apelit, ka shkuar në Gjykatë të Lartë. Gjykata e Apelit me një vendim të njëanshëm, nuk ka vendosur vendimin e Gjykatës së Lartë por e ka shpallur të drejtë, i ka dhënë vulën komisionit me 29 kryetarë dhe këta janë regjistruar në gjykatë sipas vendimit të Gjykatës së Apelit. Më këtë vendim janë regjistruar në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë. Tani kanë regjistruar Sali Berishën. Me cilin mekanizëm është zgjedhur Sali Berisha? Kjo është një kundërpërgjigje kundër DASH, pas dekorimit të zotit Altin Dumanit dhe SPAK-ut”, u shpreh ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente