Axhenda/ Rama vë deputetët në rresht para Endri Fugës, nesër leksione komunikimi te restoranti i Gjergj Lucës

Axhenda/ Rama vë deputetët në rresht para Endri Fugës, nesër leksione komunikimi te restoranti i Gjergj Lucës

Deputetët, shumica e të cilëve janë me karrierë të gjatë në profesionet e tyre, do të mësojnë nesër se si të flasin në media, si të flasin në Parlament dhe si të sillen në publik…

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët nesër në Elbasan, në një takim informal.
Teksa zgjedhjet po afrojnë, kryeministri nuk po lë gur pa lëvizur që t’i angazhojë të gjithë. Por në media kanë dalë detaje nga takimi i nesërm, i cili më shumë se sa mbledhje grupi, do të jetë një leksion i hapur nga këshilltari i kryeministrit për komunikimin, Endri Fuga.
Deputetët, shumica e të cilëve janë me karrierë të gjatë në profesionet e tyre, do të mësojnë nesër se si të flasin në media, si të flasin në Parlament dhe si të sillen në publik. Nuk e dimë se kush e ka mërzitur kryeministrin me sjelljen e tij, por duket se ai që do marrë vërejtjen më të madhe do jetë Pandi Majko. Të shpresojmë që Pandi të mësojë nesër të sillet mirë me gazetarët, pas incidentit të sotëm.
Elementi tjetër është se takimi do të mbahet te investitori strategjik i Ramës, Gjergj Luca. Pasi ka marrë toka shtetërore anë e kënd vendit, Luca kujdeset që herë pas herë të qerasë deputetët me darka dhe dreka. Kështu do ndodhë dhe nesër. Pas takimit që do mbyllet në orën 14.00, deputetët do ja shtrojnë me të ngrënë dhe të pirë.
Një tjetër element që duket se shqetëson Ramën, janë kapja e drejtësisë dhe mbyllja e gojës së mediave. Pra nesër do të japë llogari Fatmir Xhafaj se si ka ecur komisioni antikorrupsion. Po ashtu, do përgjigjet dhe Braçe se çfarë është bërë me nismën kundër dezinformimit.
Po ashtu, do flasin dhe krerët e komisioneve, të cilët do të shpalosin objektivat e këtij sesioni parlamentar. /Pamfleti

 

900 0 1726153713xscreenshot 1 833

900 0 1726153712xscreenshot 2 974 1
Burimi