Atletiko Madrid-Slovan Bratislava shkruan historinë, koincidenca më e veçantë e ndeshjes së Ligës së Kampioneve

Atletiko Madrid-Slovan Bratislava shkruan historinë, koincidenca më e veçantë e ndeshjes së Ligës së Kampioneve

Ndeshja e sotme mes Atletikos së Madridit dhe Slovan Bratislavës ka qenë shumë e veçantë. Jo vetëm për faktin se ktheu skuadrën spanjolle mes pretendenteve për tetëshen e parë, apo sepse dekretoi që sllovakët nuk mund të vazhdonin më tej në turne pas 6 humbjesh në po aq ndeshje të luajtura.
Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampioneve, gjendeshin në të njëjtën ndeshje dy djemtë në fushën e lojës në skuadrat që drejtoheshin nga baballarët e tyre.
Vladimir Veis ishte në pankinën e Slovan Bratislavës dhe aktivizoi në këtë duel të birin, Vladimir Veis Jr, në minutën e 84 të ndeshjes.
Ndërkohë, Diego Simeone i kishte besuar nga minuta e parë në rreshtimin e Atletikos të birit, Xhuliano, i cili luajti gjatë të 90 minutave të kësaj sfide.slovan bratislava atletiko madrid champions league
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente