Atletiko e Madridit argëtohet në shtëpi, “Los Kolçoneros” dhe Lilë vazhdojnë marshimin për raundin e 1/8

Atletiko e Madridit argëtohet në shtëpi, “Los Kolçoneros” dhe Lilë vazhdojnë marshimin për raundin e 1/8

Atletiko e Madridit ka arritur të fitojë bindshëm në shtëpi ndaj Slovan Bratislavës me shifrat 3-1. Për “Los Kolçoneros” golat i realizuan Julian Alvarez në minutën e 16 dhe Grizman dy herë në minutat 42 dhe 57.
Golin e vetëm për skuadrën sllovake e shënoi Strelec në minutën e 51. Me këtë fitore Atletiko ngjitet në vendin e 10 me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Slovan Bratislava vijon në vendin e fundit me asnjë pikë, duke e humbur garën për kualifikim për raundin tjetër.
Ndërsa Lila vuajti ndaj Shturm Grac, por në fund arriti të merrte tre pikë duke triumfuar me rezultatin 3-2. Vendasit shënuan me Sahraui në minutën e 38 dhe Baker në minutën e 45+2, por më pas u barazuan nga Kiteishvili në minutën e 45+4 dhe Bieret në minutën e 47.
Lila arriti të shënonte golin e fitores me anë të Haraldson në minutën e 81 dhe tashmë e sheh veten në vendin e 6 me 13 pikë të grumbulluara. Ndërsa Shturm Grac në vendin e 29 me vetëm tre pikë.atletiko madrid slovan bratislava lilë shturm grac champions league
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente