“Athina se shpëton dot Belerin nga dënimi”, Spartak Ngjela: Greqia bëri betejë me një injorant!
Avokati Spartak Ngjela duke folur për vendimin e Apelit që la në fuqi dënimin me dy vite burg për Fredi Belerin, ndërkohë që Greqia e kërkon për betimin si eurodeputet, tha se asgjë nuk mund të ndodh kur ka një vendim dënimi.
Në një intervistë për “Top Talk”, Ngjela tha se Greqia vuan antishqiptarizmin, teksa theksoi se grekët kanë pastrim etnik atje në Çamëri 46’.
“Kush do ta lëshojë Belerin nga dënimi penal? Greqia vuan antishqiptararizmin. Unë di këtë që, Rama është e dyta herë që foli për Çamërinë. E dini ju që ata kanë bërë pastrim etnik atje në 46’, edhe më përpara me vrasje. Ku merren seriozisht ata. Ka dëbuar çamët autoktonë, këta janë të ardhur nga Anadolli, kur erdhi mbreti atje kur u bë pavarësia e Greqisë. Pse e ka gjendjen e luftës me Shqipërinë? Shqipëria është anëtare e NATO-s, si ka mundësi që një vend i NATO-s të jetë në gjendje luftë.
Sa i përket Himarës ata e kanë ëndërr të vjetër, minoritarët realë më kanë thënë. Himara është epiqendra e Labërisë, ai ka një lagje rrotull kalasë, s’kanë lidhje ata. Saliu i dha minoritet, nuk i përfill njeri. Beleri është dënuar nga një gjykatë, nuk ndërhyn dot njeri. Vetëm nëse maxhoranca e fal përmes presidentit. Vetëm nëse falet, asnjë rrugë tjetër. Shenja që të falet nuk ka. Gjithë atë luftë që bënë ata me Belerin, injorantë”, u shpreh Ngjela.ngjela
Burimi