Athina nuk dorëzohet/ Pas burgosjes së Belerit, ‘pishtarin’ e merr i biri; gati të përballet me Vangjel Tavon për Himarën

Athina nuk dorëzohet/ Pas burgosjes së Belerit, ‘pishtarin’ e merr i biri; gati të përballet me Vangjel Tavon për Himarën

Gazetari Erik Mehmeti ka folur për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Himarë, teksa e ka cilësuar si ‘sfidë’ të fortë mes dy palëve.
“Një përballje titanësh” i quajti ai këto zgjedhje duke thënë se deri më tani dy kandidatët kryesorë janë Vangjel Tavo dhe djali i Fredi Belerit, Petro.
“Në fakt zgjedhjet në Himarë pritet të jenë ndër zgjedhjet më të forta dhe më vëmendjen më të madhe. Sepse pritet një luftë titanësh. Pritet një luftë mes dy palëve tejet të forta, qoftë nga ana e minoritetit, por qoftë edhe nga ana e qeverisë.
Nga emrat që fliten janë zoti Tavo, i cili ndërkohë po zhvillon takime dhe jo vetëm nëpër institucione, por edhe në familje. Ndërsa sa i përket palës tjetër, flitet që po bëhet gati djali i zotit Beleri, për të qenë kandidati i opozitës. Megjithatë ekziston mundësia që të kemi edhe ndonjë emër suprizë, të papërmendur deri më tani”, tha gazetari Mehemeti për Euronews Albania.athina burgosje beleri i biri vangjel tavo himare
Burimi