Atentat i sofistikuar apo aksident? Zbulohet kush është biznesmeni që humbi jetën nga shpërthimi në Sarandë

Atentat i sofistikuar apo aksident? Zbulohet kush është biznesmeni që humbi jetën nga shpërthimi në Sarandë

Policia në vendin e ngjarjes

Fillimisht u dyshua për shpërthim aksidental, mirëpo sot janë gjetur pjesë metalike dhe ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një atentat të sofistikuar.

Identifikohet viktima e shpërthimit të fuqishëm dje në Sarandë. Ai është Armandi Nelaj, 52 vjeç. Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh, pronar i një kompanie të mjeteve të rënda të ndërtimit.
Teksa të gjithë ishin duke ndjekur ndeshjen mes Spanjës dhe Shqipërisë, Saranda u trondit nga një shpërthim shumë i fuqishëm në port. Fillimisht u tha për shpërthimin e një bombole oksigjeni që përdoret për zhytje dhe kishte një të plagosur, mirëpo në kuadër të hetimeve janë shtuar dyshimet se mund të mos kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale.

Viktima dhe momenti i shpërthimit

Viktima ushtronte zhytjen dhe u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, zhytësi nuk ka arritur të mbijetojë.
Fillimisht u dyshua për shpërthim aksidental, mirëpo sot janë gjetur pjesë metalike dhe ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një atentat të sofistikuar.
Policia ka dyshime se shpërthimi ka ndodhur nga tritoli dhe jo nga bombola, pasi viktima ndodhej në një mjet tepër të vogël pranë Portit Detar dhe se shpërthimi ka ndodhur mbi sipërfaqen e ujit.
Bëhet me dije se viktima është pyetur nga dy të huajt nëse kishte problem me diçka, por ai u është përgjigjur “Jo”. Vetëm pak sekonda më pas është dëgjuar shpërthimi, i cili është shoqëruar me zjarr dhe tym, por dhe me zhurmë, që ka tronditur gjithë qytetin.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vrasje apo aksident, por e vetmja ngjarje ku del i përfshirë Armandi Nela është një konflikt pronash. Ai dhe persona të tjerë kanë privatizuar një pronë që dikur ishte shtetërore në Sarandë, duke pasur konflikt me persona të tjerë që pretendojnë pronësinë. Konflikti ka lindur pas një VKM-je të vitit 2019. Nuk dihet a ka lidhje, por plicia po heton në të gjitha pistat.

900 0 1719342360×900 0 1719261039xpolicia sarande shpertthim 937 980

1719342628 armandinelaj an0g5zey5 transformed
Burimi