“Atë prostitutë do e shohësh në gjykatë”/ Sherr i ashpër në studio, Arben Meçe përplaset me Bozhekun dhe largohet nga emisioni

“Atë prostitutë do e shohësh në gjykatë”/ Sherr i ashpër në studio, Arben Meçe përplaset me Bozhekun dhe largohet nga emisioni

Analisti Arben Meçe ka debatuar ashpër me avokaten Eneida Buzhaku.
Gjatë diskutimit për skandalin te Onkologjiku, Meçe u shpreh se nga hetimet e deritanishme, nuk kemi të bëjmë me raste vdekjeje, por vetëm shpërdorim detyre.
Sipas tij, mjekët nuk mund të hetohen nga SPAK, pasi nuk janë funksionarë të lartë, por punonjës publikë.
Avokatja Bozheku e kundërshtoi duke i thënë se sipas ligjit, mjekët mund të hetohen nga Prokuroria e Posaçme. Teksa e quajti gënjeshtare, pati edhe ofendime mes tyre.
Debati:
Arben Meçe: Hetimi deri në këto momente, nuk ka konstatuar vdekje. Në momentin që hetimi thellohet, vepra penale rikualifikohet në atë që, kemi vdekje nga pakujdesia, apo nga moskompetenca. Deri më sot, nuk ka informacion për njeri të vdekur, nuk mund të ngresh çështje vdekje, vrasje. Është vërtetuar vjedhja në bashkëpunim, shpërdorim detyre e kanë lënë ata. Të gjitha veprat penale të rënda, bien. Krimi që kalon në SPAK, e bën funksionari i lartë. Ai është punonjës publik, nuk kalon në SPAK.
Eneida Bozheku: Mos na bëj prokurorin këtu. E ka ligji. Atë gënjeshtare thuaje sat shoqeje.
Arben Meçe: Meqë ka arritur puna deri këtu sa të përmendet gruaja.
Eneida Bozheku: Atë prostitutë do e shohësh në gjykatë.
Burimi