Atalanta shkatërron Leçen me “poker”, bergamaskët e nisin mbarë dhe marrin kryesimin e Serisë A
Atalanta e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serinë A.
Bergamaskët triumfuan me shifrat e thella 4-0 ndaj Lecce-s në transfertë, në një ndeshje pa shumë histori.
Spikatën në këtë përballje afrimet e verës, që ishin edhe autorët e golave. Breshianini zhbllokoi rezultatin në minutën e 35, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Retegui dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, ishin të njëjtët lojtarë që shënuan dy gola të tjerë, duke kompletuar dopietat personale, për t’i dhënë triumfin zikaltërve.
I pari, produkt i akademisë së Milanit, është huazuar nga Frosinone, ndërsa i dyti është blerë nga Xhenoa për 22 milionë euro.
Atalanta hedh kështu pas krahëve humbjen në Superkupën e Europës kundër Realit të Madridit dhe merr një fitore bindëse në kampionat, duke i dërguar sinjal të qartë rivalëve për titullin kampion.atalanta leçe seria a
Burimi