“Ata të dy janë gati për klubet kryesore të Europës”, Igli Tare: Juventusit nuk i duhen sulmues

“Ata të dy janë gati për klubet kryesore të Europës”, Igli Tare: Juventusit nuk i duhen sulmues

Igli Tare ka folur për merkaton e janarit që mund të bëjnë klubet e mëdha të Serisë A në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.
Ish-drejtori sportiv i Lacios e ka nisur nga Juventusi, me idenë Skriniar që duket se do të mbetet e tillë:
“Duke mos luajtur shpesh, mendoj se është në kërkim të një skuadre ku të ketë më shumë hapësira. Nuk besoj se Skriniar ka nevojë për prezantime: të gjithë e dinë kush është”.
Xhiuntoli ka përjashtuar goditje në sulm:
“Mendoj se po: do të kthehet Milik, Vlahoviç është një siguri dhe tani Gonzalez ka rikuperuar, ndonjë gol do ta bëjë”.
Dy fjalë për Fiorentinën, kundërshtarja e ardhshme e bardhezinjve:
“Është e ndërtuar mirë, ka metabolizuar kalimin nga mbrojtja me 3 lojtarë tek ajo me 4. Është ekipi surprizë, bashkë me Lacion”.
Nuk mund të mos kishte një koment edhe për ish-klubin e tij:
“Trajneri është pjesë e grupit, krijon empati dhe u jep qetësi lojtarëve. Po ecën mirë”.
Pikërisht te bardhekaltrit janë dy lojtarë që, sipas Tares, mund të jenë gati për klubet e mëdha të Europës:
“Mario Gila. Është i shpejtë, i zgjuar dhe nuk gabon asnjë ndeshje. Mund të bëhet një nga 3-4 mbrojtësit më të mirë në botë dhe nuk do të befasohesha nëse Reali do ta kërkonte mbrapsht. Më pëlqen edhe Tavares”.igli tare ish-drejtori sportiv i lacios juventus
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente