Arrestimet në Elbasan, Sokol Bregu: Suel Çela tregoi ekzistencën e korrupsionit në gjykatat e rretheve
Gazetari Sokol Bregu ka komentuar operacionin e SPAK dhe arrestimet. Ai u shpreh se sa i përket çështjes së Suel Çelës, ky i fundit tregoi se sa të korruptuara kanë qenë gjykatat e rretheve.
Bregu tha gjithashtu se operacioni nuk do ketë ndonjë sukses më të madh se ai që ka arritur deri tani duke qenë se Suel Çelën nuk e ka arrestuar dot, i cili ishte koka e grupit.
“Është në vazhdim si operacion dhe mendoj se ka mbetur sekret jo për pjesën që e lidh historinë me Shqipërinë, por lidhet kryesisht me vendet e BE konkretisht Belgjika që ka qenë dhe baza kryesore e këtij grupi sepse aty ka pasur arrestet, bazën e drogës sepse në portin e Anversës lidhet çdo nyje me Amerikën latine nga vjen dhe droga.
Suel Çela që po kërkohet nga SPAK janë ngritur shumë akuza, është akuzuar nga 2006 e deri sot për vrasje dhe vepra të tjera penale, akuza e parë për vrasje ka ndodhur në 2006 ka qenë vetëm 20 vjeç dhe gjykata e gjeti të pafajshëm për të gjitha çështjet dhe ai i ka fituar të gjitha betejat në gjykatën e Elbasanit këtu ku mësuam lidhjen e tij të fortë me historikun e gjykatës së Elbasanit.
Si personazh është përpjekur gjithmonë që dosja e tij të mos dërgohej në prokurorinë e krimeve të rënda sepse dukej se lidhjet e tij janë të gjitha lokale, pavarësisht emrit, lidhjet e tij janë lokale që e lidhnin atë me qytetin e Elbasanit.
Nuk mendoj se ka shumë arrestime, nuk mendoj se do ketë ndonjë sukses më të madh se sa ai që ka arritur deri tani, sukses do ishte arrestimi i Suel Çelës.
Sky dhe Encro që janë zbërthyer kanë qenë të Suel Çelës, ndërsa të tjerët të përfshirë kanë qenë korrupsion në kuadër të grupit të strukturuara kriminal”, tha Bregu për “TPZ”.
Burimi
Hi