Armando Broja vendos në dilemë trajnerin e Evertonit, tifozët e duan titullar kundër Notingam Forest

Armando Broja vendos në dilemë trajnerin e Evertonit, tifozët e duan titullar kundër Notingam Forest

Evertoni mbyll vitin 2024 me ndeshjen e nesërme kundër Notingam Forest. Kjo sfidë nis në orën 16:00 dhe trajneri i Evertonit, Shon Dajç, ka një dilemë.
Aktivizimi apo jo i Armando Brojës nga minuta e parë. Tifozët në komente shprehen njëzëri se është koha që sulmuesi shqiptar të provohet nga minuta e parë.
Impakti i Brojës u pa te takimi në Mançester kundër Sitit. Në minutat e fundit kur skuadra po mbronte me gjithë forcat, ishte 23-vjeçari që provoi të godiste në kundërsulm skuadrën e Guardiolës.
Kujtojmë se Broja është i huazuar tek Evertoni nga skuadra e Çelsit. Në përfundim të sezonit do të kthehet te këta të fundit.armando broja sulmuesi kuqezi shon dajç trajneri i evertonit
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente