“Arma” e Silvinjos për ndeshjet e tetorit, Mirlind Daku feston me gol rikthimin në kombëtare (Video)

“Arma” e Silvinjos për ndeshjet e tetorit, Mirlind Daku feston me gol rikthimin në kombëtare (Video)

Mirlind Daku ka gjetur goli në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares shënoi me kokë në minutën e 91, për t’i dhënë fitoren 2-0 Rubin Kazan. Këta të fundit u ndeshën në kuadër të javës së 11 në kampionatin rus kundër Akhmat Groznit.
Ky është goli i 6 i bomberit dardan në 11 ndeshje të kampionatit ku numëron edhe 2 asiste.

Daku feston kështu me gol rikthimin në Kombëtaren e Shqipërisë. Një ogur i mirë për Dakun që do të rikthehet të veshë ngjyrat kuqezi në ndeshjet e tetorit përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë. Në mungesë të Brojës dhe Manajt, pesha e sulmit pritet të bie kryesisht mbi të dhe do të ketë një shans të artë për të treguar se mund të jetë ai titullari i Shqipërisë.
Kujtojmë se sulmuesi u dënua nga UEFA në Europianin e këtij viti, ndërsa periudha e pezullimit ka përfunduar.
Tashmë është i gatshëm për Silvinjon. Trajneri brazilian nuk e zhgënjeu duke e grumbulluar, teksa ndeshjet e tetorit luhen kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, më datat 11 dhe 14. Të dyja këto sfida do të luhen në transfertë.mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare rubin kazan
Burimi