Ardian Ismajli në “radarin” e Beshiktashit, mediat italiane: Mbrojtësi kuqezi pëlqehet nga gjigandët e Stambollit

Ardian Ismajli në “radarin” e Beshiktashit, mediat italiane: Mbrojtësi kuqezi pëlqehet nga gjigandët e Stambollit

Ardian Ismajli ishte një nga emrat më të përfolur pas përfundimit të Europianit në mediat sportive, kjo jo për shkak të aktivizimit të tij në fushën e lojës, pasi ai nuk gjeti aspak hapësirë nga tekniku Silvinjo, por për deklaratën e ashpër të babait të tij, pikërisht për mosaktivizimin  në kombëtare gjatë Europianit. Një prej mbrojtësve më të dalluar në Serinë A, sidomos vitin e shkuar, ngjasoi e gati e pabesueshme fakti që gjatë 3 sfidave në Europian ai nuk u preferua nga tekniku brazilian Silvinjo.
Megjithatë pas zhgënjimit në Europian, mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Ismajlit. Gazetari i njohur italian, Xhanluka Di Marcio ka publikuar së fundmi se për qendërmbrojtësin e kombëtares sonë, ka interesim nga klubi turk i Beshiktashit. Skuadra ku luajnë Rashica dhe Muci, duket e “dashuruar” pas shqiptarëve dhe ka vendosur si objektiv për mbrojtjen pikërisht Ismajlin.
Në ditët në vijim padyshim do të mësohet më shumë për të ardhmen e Ismajlit me Di Marcion që pohon se shumë shpejtë pritet që drejtuesit e të dy klubeve të ulen në bisedime me njëri-tjetrin për të folur për mundësinë e transferimit të Ismajlit te gjigandët e Stambollit.ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare beshiktash
Burimi