Arbër Hoxha befason me veprimin e fundit, sulmuesi i kombëtares shqiptare drejt largimit nga Dinamo e Zagrebit?
Arbër Hoxha tashmë ka një rival të ri te Dinamo e Zagrebit. Sulmuesi i Kombëtares duhet të bëjë akoma më shumë, pasi do të konkurrojë me një lojtar si Marko Pjaca në ekipin kroat.
Megjithatë, Hoxha ka shanse që edhe të largohet nga Dinamo, diçka që mendohet nga veprimi i fundit. Sulmuesi kuqezi i ka dhënë Pjacës fanelën me numrin 20, të cilin e kishte vetë Hoxha. Pjaca do të mbajë veshur këtë fanelë të ‘rrëmbyer’ nga Hoxha, teksa për shqiptarin ende nuk dihet se çfarë numri do të ketë mbi fanelën e tij.
Gjithashtu, është vetë Marko Pjaca që e ka falenderuar Hoxhën për veprimin, duke i lejuar që të marrë fanelën që dëshironte.
“Së pari dua të falenderoj Hoxhën që më dha fanelën me numrin 20. Ky është numri që kam veshur 8 vite më parë, numri që jam i lidhur me të. Sa herë që mundesha, e vishja më tepër. Falenderime për Arbërin”, ishin fjalët e sulmuesit kroat.
arbër hocha sulmuesi i kombëtares shqiptare dinamo zagreb
Burimi