Anglia ngec ndaj Sllovenisë, por e pret finalja e parakohshme në 1/16; Danimarka nxjerr serbët nga Europiani

Anglia ngec ndaj Sllovenisë, por e pret finalja e parakohshme në 1/16; Danimarka nxjerr serbët nga Europiani

Anglia ngec ndaj Sllovenisë, por siguron vendin e parë në grupin D dhe kualifikohet në raundin e 1/16. “3 Luanët” kanë barazuar pa gola me skuadrën ballkanase në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Këlnit.
Në minutën e 20, një aksion shumë i  bukur me pasime të shumta bëri që “3 Luanët” të arrinin të gjenin rrugën e rrjetës, por gjyqtari anuloi festën e ekipit të Garet Sauthgejt për pozicion jashtë loje të Fil Foden.
Një barazim historik ky për sllovenët, që sigurojnë kështu matematikisht kualifikimin në raundin tjetër.  Vetëm 3 gjuajtje në portë për anglezët dhe shumë pak raste të rrezikshme shënimi. Në fund duket se të dyja kombëtaret kanë festuar kualifikimin, por padyshim entuziazmi më i madh është në radhët e Sllovenisë.  
Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi; ajo mes Danimarkës dhe Serbisë e zhilluar në “Allianz Arena” të Mynihut është mbyllur me rrjeta të paprekura, por danezët kaë nxjerrë jashtë kompeticionit europian Serbinë.
Në minutën e 23, danezët dërguan topin në rrjetë pas një goditjeje këndi, por arbitri anësor e anuloi pasi topi doli jashtë vijë së fushës së blertë.
Me këto barazime në dy sfidat e luajtura Anglia siguron vendin e parë me 5 pikë, e ndjekur nga Danimarka me 3 pikë, Sllovenia me 3 pikë dhe Serbia mbyll klasifikimin me 2 pikë të grumbulluara.
Në raundin e 1/16, Anglia do të ndeshet me Holandën, ndërsa Danimarka do të përballet me Gjermaninë.
Sllovenia është kualifikuar për në raundin e 1/16 si vendi i tretë më i mirë.sllovenia anglia serbia danimarka
Burimi