Akuzat për policinë, Braçe i përgjigjet Bardhit: Po hapa bllokun për zëdhënësat e krimit, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar nga Kuvendi lidhur me deklaratën e kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se ka biseda sekrete në Sky ECC, për caktimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj nga grupet kriminale.
“Këtu në sallën e kuvendit u lexuan komunikim mes dy kodeve në Encrochat, të supozuar banditë. Në atë komunikim flitet për Mondin dhe u tha se ai është drejtori i Policisë së Shkodrës. Mondi është bërë drejtor i Policisë së Shkodrës në tetor 2023 ndërsa në komunikimi është në vitin 2021. Sa për zëdhënës të filan banditi apo fistek banditi mos më bëni të hap libra se po hapa libra, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers”, tha Braçe.
Ndërkohë, në një reagim drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj i ka quajtur shpifje dhe se do të bëjë padi ndaj deputetit demokrat.
Burimi