Aksioni i SPAK, Karamuço: Pas blerjes së policisë, bandat kanë shkuar te prokurorët dhe gjyqtarët

Aksioni i SPAK, Karamuço: Pas blerjes së policisë, bandat kanë shkuar te prokurorët dhe gjyqtarët

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka dhënë detaje mbi operacionin sot në Elbasan, ku janë lëshuar 21 masa sigurie.
I ftuar në Euroneë Albania, ai u shpreh se përgjimet e SKy Ecc po tregojnë se si krimi ka kaluar nga kapja e policisë, te sistemi i drejtësisë. Sipas tij, ata kanë pagur gjyqtarë dhe prokurorë për ulje dënimi apo masa sigurie më të ulët.
“Mund t’i referohemi dosjeve të mëparshme, dosje  që nuk janë bërë publike për shkak të sekreti hetimor. Kemi dosje kriminale që krijon lehtësi jo vetëm nga policët, por do mbërrijnë në prokurori dhe më pas në gjykatë. Sigurisht disa kanë rënë në rrjetë dhe janë kompromentuar, për tu dhënë ulje dënimi, një masë më të lehtë sigurie. Edhe në këtë rast dyshoj se gjyqtarët e përfshirë kanë të bëjnë me një tipologji të tillë”, tha ai.

 
Burimi