Aksioni i RENEA-s në Shkodër, gazetari jep detaje: Janë shoqëruar 20 persona

Aksioni i RENEA-s në Shkodër, gazetari jep detaje: Janë shoqëruar 20 persona

Gazetari Ermal Vija thotë se po hetohen të gjitha pistat në lidhje me masakrën e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën 4 viktima.
Në emisionin “Real Story”, Vija u shpreh se të paktën 20 persona janë shoqëruar në policinë e  Shkodrës, pas kontrolleve të ushtruara nga RENEA.
“Në fakt, ka qenë Prokuroria e Shkodrës që shpalli moskompetencë. Ka qenë kjo prokurori që ka evidentuar që vrasja e ndodhur më 30 tetor, ku humbën jetën 4 persona, është organizuar nga një grup i strukturuar kriminal. Hetuesit kanë dalë në këtë përfundimi, nisur nga dinamika sesi ndodhi ngjarja. Si janë larguar autorët dhe si është kryer ekzekutimi. Ka kaluar një muaj e gjysmë nga mbërritja e dosjes nga Prokuroria e Shkodrës në SPAK. Hetimet po i ndjek prokurorja Elida Kaçkini. Kjo prokurore me vendim të GJKKO, ka marrë leje nga gjykata për të ushtruar disa kontrolle. Kontrollin e fundit e ka ushtruar në banesën e Safet Bajerit, janë sekuestruar 19 mijë euro, nuk janë gjetur sende të tjera. Janë të gjitha pistat në fakt. Prokuroria nuk ka dalë në përfundimin se cili grup ka kryer ngjarjen e rëndë me 4 viktima. Në ato që kam mësuar në orët e fundit, janë të paktën 20 të shoqëruar në Policinë e Shkodrës. Më pas kanë vijuar kontrolle në banesa të tjera, te të afërmit e Bajrit, kanë gjetur 4-5 automjete. Nga ana tjetër, prokuroria ka dashur të ushtrojë kontrolle edhe te pala tjetër Lici, pasi Ibrahim Lici dyshohet se ka qenë brenda automjetit ku humbi jetën vëllai i tij. Lici mund të jetë person kyç sa i takon hetimit. Ka pasur shkëmbim zjarri mes makinave, kjo është e provuar”, theksoi ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente