Aksident në Sarandë, automjeti përplas motorin; 38-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës
👁2745
Një 38-vjeçar është plagosur pasi është aksidentuar nga një 51-vjeçar. 51-vjeçari në Sarandë, është përplasur me një motor teksa drejtonte automjetin e tij.
Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin e Traumës, ku po merr trajtimin mjekësor.
“Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin A. F., 51 vjeç, banues në Itali, pasi në kryqëzimin e rrugëve “Gjon Pali” dhe “Përmeti,” duke drejtuar automjetin e markës “Fiat,” është aksidentuar me motomjetin tip “Piaggio”, me drejtues shtetasin M. R., 38 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi