Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë minatori; dërgohet me helikopter te Trauma
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Bulqizës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një minator.
Mësohet se minatori është plagosur rëndë në një nga galeritë private të minierës. Sipas policisë, i aksidentuar është identifikuar si Vaid Neziri 45-vjeç. Gjatë punës, një masiv kromi është shkëputur duke e e zënë poshtë.
Fillimisht i aksidentuari është pikasur nga kolegët e punës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen nga fronti i punës. Për shkak të gjendjes së rënduar, pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje të rëndë.
“Më datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi V.N me detyrë vagonist në minierë.
I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Burimi