
Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas një të mitur
👁919
Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë – Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Një makinë ka përplasur një 16-vjeçar.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me aksidentin për të zbardhur rrethanat e plota.
Ky është aksidenti i tret i ndodhur në Lezhë gjatë 24 orëve të fundit.
Burimi