Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen katër anëtarët e një familjeje
👁778
Pamje nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.
Mësohet se një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, në rrethana ende të paqarta është përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë përfunduar në spital katër anëtarët e familjes, drejtuesi i mjetit me targa të Shkupit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.
Po ashtu, dy makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burimi