![“Akoma herët të flas për titullin”, Amir Rrahmani pas fitores së Napolit: Meritat i takojnë Antonio Kontes](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/akoma-heret-te-flas-per-titullin-amir-rrahmani-pas-fitores-se-napolit-meritat-i-takojne-antonio-kontes_6779b511f1e0a.png-730x440-lajmidites.com.webp)
“Akoma herët të flas për titullin”, Amir Rrahmani pas fitores së Napolit: Meritat i takojnë Antonio Kontes
Napoli fitoi sot me rezultatin 0-3 përballë Fiorentinës. Tri pikë që e ngjisin skuadrën e Kontes në krye të Serisë A.
Pas ndeshjes foli për “Dazn”, Amir Rrahmani. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës i dha meritat kryesore Kontes, ndërsa u tregua i kujdesshëm ndërsa foli për titullin kampion.
“Kemi luajtur një ndeshje të madhe nga fillimi. Krijuam, por pasimi final mungonte dhe më pas golat erdhën. Meritat i shkojnë trajnerit tonë.
Ne lëvizim më shumë në alternativa të ndryshme dhe kushdo nga ne mund të jetë i rrezikshëm përpara.
Është shumë herët për të folur për titullin, jemi akoma në gjysmën e kampionatit. Duhet të shikojmë në ndeshjen e radhës, ka shumë të vështira përpara nesh”, u shpreh Rrahmani.amir rrahmani mbrojtësi kosovar napoli
Burimi