A mundet SPAK të rikthejë Berishën në arrest shtëpie? Avokatja e ish-kryeministrit zbulon se çfarë pritet të ndodhë!

A mundet SPAK të rikthejë Berishën në arrest shtëpie? Avokatja e ish-kryeministrit zbulon se çfarë pritet të ndodhë!

Klodiana Gjyzari, avokate e kreut të PD-së, Sali Berisha foli sa i takon lirimit të ish-kryeministrit nga masa e “arrestit shtëpiak’.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Gjyzari u shpreh se pavarësisht ankimit që do të bëjë SPAK, nuk ka gjasa që Berisha të kthehet sërish në masën arrest shtëpiak.
Pjesë nga biseda në studio:
Klodiana Lala: Ju si parti e keni patur një qëndrim armiqësor, e keni sulmuar gjykatën e Pocaçme. Ndërsa pas revokimit Berisha falenderoi publikisht gjyqtaren. Pse ky qëndrim?
Klodiana Gjyzari: Qëndrimi i Berishës është sipas vendimit të gjykatës. Masa u vu në 20 tetor. Kjo masë e sigurimit u vendos të nesërmen, ndërsa në vendim thotë se nuk vendoset kështu.
Ylli Rakipi: Vazhdon procesi në Strasburg?
Klodiana Gjyzari: Po vazhdon.
Ylli Rakipi: Ka gjasa të kthehet në dritare?
Klodiana Gjyzari: Kemi një seancë më 17 dhjetor. Në 27 dhjetor ka një mbledhje të Gjykatës Kushtetuese. Në vlerësimin tim juridik nuk ka mundësi që të kthehet masa e arrestit në shtëpi.
Ylli Rakipi: Ju e patë që për herë të parë qëlloi një gjyqtare e mirë.
Klodiana Gjyzari: Gjykata e Strasburgut mbajti një qëndrim të radhë që e shqyrtoi brenda 6 muajve.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente