A ka politikanë të paprekshëm në Shqipëri? Ja çfarë tregon sondazhi
Në disa pohime të tjera të sondazhit të fundit në Euronews Albania dalin në pah qartazi perceptimet e qytetarëve për të tjera çështje që kanë të bëjnë me SPAK dhe retorikën politike e publike mbi të.
“Asnjë politikan sot nuk është i paprekshëm në Shqipëri”, në këtë pohim të zakonshëm të retorikës publike qytetarët janë të ndarë përgjysmë në dakordësi.
35 % janë dakord me këtë dhe 38.7 % nuk janë dakord me këtë pohim.
“SPAK sot është i pavarur nga politika” ka pak a shumë të njëjtin trend të përqindjes së dakordësisë; 36.4 % janë dakord me këtë pohim dhe 34 % nuk janë dakord me këtë pohim.
Shumë më të qartë në dakordësine tyre qytetarët e pyetur janë në pohimin: “SPAK monitorohet dhe mbështetet nga SHBA dhe BE në punën e tyre”. 57.5 % (qartazi shumica) janë dakord dhe 12 .4 % nuk janë dakord me këtë pohim.
Burimi