A ka aleancë PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor? Tabaku zbulon “negociatat” në Parlament

A ka aleancë PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor? Tabaku zbulon “negociatat” në Parlament

Deputetja e PD, Jorida Tabaku foli lidhur me aludimet e një alenace PS PD për Kodin Zgjedhor. Ajo u shpreh se në parlament nuk ka asnjë negociatë të fshehtë mes opozitës dhe mazhorancës dhe ndër të tjera theksoi se tashmë do të materializohet edhe vota e diasporës.  
“Do të shikojmë sa do të materializohet tashmë vota e Diasporës, por në anën tjetër nuk është reflektuar mbi asnjë prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Nevoja për ndryshime duhet të vazhdojë, pasi Kodi dhe nevojat që ne kemi për zgjedhjet duhet të vazhdojnë”, tha Tabaku për “News24”.
Deputetja demokrate tha se që të ngrihen protestat duhet edhe frymë.
“Ne kemi treguar se Qeverisja është shumë e keqe, por ne duhet të tregojmë se çfarë mund të bëjmë ndryshe”, tha Tabaku.
Deputetja demokrate deklaroi se kanë ndodhur shumë gjëra, përfshirë edhe një copëzim të ofertës opozitare, ndërsa shtoi se duhet që të ketë një front opozitar.
“Ne duhet të japim frymë, të rigjallërojmë PD-së, të kemi një derë të hapur për ata që mendojnë ndryshe, duhet t’i kthehemi masës së gjerë që janë në opozitë me qeverisjen.
Unë kam bërë një betejë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me taksën mbi profesionet e lira. Ata që më kanë kërkuar me ngulm për të vijuar këtë aleancën opozitë-qytetarë, kanë qenë pikërisht të majtët”, tha Tabaku.
Ajo u shpreh se PD ka mundur Ramiz Alinë dhe nuk i mungon asgjë të mundë Edi Ramën, por duhet të zgjohet pak, të ngrihet në këmbë dhe të ngrejë në këmbë të madh e të vogël, kundër mazhorancës.
“Jam optimiste sepse kam parë të funksionojë aleanca e opozitës me qytetarët”, tha Tabaku.
Burimi