9 autogola të realizuar deri më tani, “EURO 2024” drejt thyerjes së rekordit të ‘EURO 2020’

9 autogola të realizuar deri më tani, “EURO 2024” drejt thyerjes së rekordit të ‘EURO 2020’

Ky mund të quhet edhe Europiani i autogolave. Shifrat flasin qartë, autogoli i Vertonghen që i dha kualifikimin Francës në çerekfinale ishte autogoli numër 9 në këtë kompeticion, ku jemi ende në fazën e 1/8. Përpara tij kemi patur edhe autogolat e realizuar nga: Le Normo (Spanjë), Malen (Holandë), Akajdin (Turqi), Kalafiori (Itali), Gjasula (Shqipëri), Hranac (Republika Çeke), Uober (Austri), Rudiger (Gjermani).
Por, cili është Europiani me më shumë autogola deri më tani në historinë e Europianëve? “EURO 2020” është Europiani që ka shënuar edhe statisitikën më negative sa i përket autogolave, pasi në Europianin e zhvilluar 3 vite më parë, ishte plot 11 numri i autogolave të realizuar. Me këtë ritëm, mund të themi se jemi para thyerjes së këtij rekordi negativ, pasi do duhen vetëm 2 autogola të tjerë në ndeshjet e mbetura të këtij Europiani për të barazuar rekordin e “EURO 2020”.”euro 2024″ europiani i autogolave
Burimi