6 të vdekur brenda 24 orëve, Softa: Dhuna po kthehet në modë sepse institucionet nuk japin zgjidhje!

6 të vdekur brenda 24 orëve, Softa: Dhuna po kthehet në modë sepse institucionet nuk japin zgjidhje!

Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka komentuar krimet e ndodhura së fundi, ku si pasojë brenda 24 orëve kemi një bilanc prej 6 të vrarësh dhe 1 të plagosur.
Ai u shpreh se është bërë modë në Shqipëri që problemet të zgjidhen me dhunë e vrasje.
Softa theksoi se kjo ndodh pasi institucionet kanë dështuar dhe personat që gjejnë rrugë dhunën nuk marrin dot ndihmë nga policia.
“6 të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i këtij 24 orëshi të muajit gusht. Janë ngjarje të cilat ngjasojnë por edhe kanë diferenca me njëra tjetrën, ku bazë ato kanë konfliktet apo problemet e tjera sociale.
Nuk mungojnë përsëri armët në popullatë, sa herë që ka konflikte edhe zgjidhjen e tyre e gjejnë tek dhuna apo e përdorin tek vrasja. Nuk kemi as komunikime dhe as ndërmjetësime për ti zgjidhur dhe për ti sheshuar sepse jeta vlen.
Janë disa zona që fatkeqësisht dhuna ka filluar të jetë dominante dhe është gjetur rruga e zgjidhjes tek dhuna. Sepse mesa duket format e tjera të komunikimit institucional nëpërmjet policisë apo duke iu kërkuar shërbimeve të drejtësisë nuk kanë funksionuar.
Dhe po kthehet në trendi apo po kthehet në modë që zgjidhja e problemeve të bëhet se kush është më i fortë, kush ka më shumë para”, u shpreh Softa për “Ora News”.
Burimi