50 trilionë dollarë në parajsat fiskale, ka ardhur koha të çmontohet sistemi global që i lejon të pasurit të fshehin pasuritë e tyre
Është një sistem global i sekretit financiar, që vlerësohet se mban mbi 50 trilion dollarë në më shumë se 70 juridiksione (parajsa fiskale) dhe në miliona llogari të fshehura, fondacione sekrete dhe korporata anonime. Ai përdoret për të fshehur pasuritë dhe për të shmangur taksat.
Skandalet e njëpasnjëshme mbi pasuritë e fshehura, kanë rrëmbyer vëmendjen e opinionit publik vitet e fundit, vetëm për t’u zbehur pak kohë më vonë. Por sistemi i fshehjes së shumave të mëdha të parave mbetet ende në fuqi.
Është një sistem global i sekretit financiar, që vlerësohet se mban mbi 50 trilion dollarë në më shumë se 70 juridiksione (parajsa fiskale) dhe në miliona llogari të fshehura, fondacione sekrete dhe korporata anonime. Ai përdoret për të fshehur pasuritë dhe për të shmangur taksat.
Prandaj duhet të çmontohet tërësisht. Korporatat shumëkombëshe, përfshirë marka të tilla të njohura si Apple, Nike dhe Uber, kanë shmangur taksat duke strehuar fitimet në parajsa të ndryshme fiskale. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe miliarderët.
Ata gëzojnë përfitimet e qeverive kombëtare – mbrojtje ligjore, infrastrukturë, fuqi punëtore të arsimuar dhe më shumë – por e anashkalojnë faturën që duhet të paguajnë. Ata luajnë sipas rregullave të tyre, ndërsa punonjësit me rrogë duhet të paguajnë një për një pjesën e tyre të detyrimeve ndaj shtetit.
Në këtë mënyrë, sekreti financiar e minon demokracinë. Udhëheqës nga e gjithë bota e kanë fshehur pasurinë e tyre në parajsat fiskale, duke përfshirë ish-kryeministra apo kryeministra në detyrë të Argjentinës, Australisë, Republikës Çeke, Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar; Ministrat e Financave të Brazilit, Francës dhe Holandës; dhe një Sekretar Amerikan i Tregtisë.
Ata marrin pjesë në një sistem, nga i cili përfitojnë elitat e pasura në kurriz të pjesës tjetër të qytetarëve. Nuk është e çuditshme që zhgënjimi me demokracinë në nivel global, ka arritur një maksimum historik, me shumicën e njerëzve në SHBA dhe gjetkë, që janë shumë të pakënaqur me mënyrën se si po funksionon demokracia në vendin e tyre.
Për më tepër, kundërshtarët tanë po e përdorin kundër nesh sekretin tonë financiar. Oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi, po e fshehin pasuritë e tyre në Evropë dhe SHBA në emër të fondacioneve të dyshimta.
Edhe kompanitë kineze mbështeten tek kompanitë guackë, për të fshehur vjedhjen prej tyre të pronësisë intelektuale. Rusia, Kina dhe kundërshtarë të tjerë shpenzojnë para në mënyrë të fshehtë për të ndërhyrë në proceset politike si dhe për të ndikuar tek vendimet e qeverive në vendet demokratike.
Sistemi global i sekretit financiar, u krijua vërtet nga politikë-bërësit e dikurshëm. Por udhëheqësit e sotëm, i kanë të gjitha mundësitë për ta shkatërruar atë. Sikurse e kam detajuar në një nismë të detajuar ligjore kohët e fundit, ata duhet t’i japin fund anonimitetit të korporatave në këto parajsa fiskale, duhet të eliminojnë instrumentet sekrete financiare, t’i bëjnë mundësuesit përgjegjës për bashkëpunim në korrupsion, si dhe ta izolojnë sistemin tonë financiar nga juridiksionet të tilla që fshehin asete.
Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në ballë të kësaj lufte, edhe sepse ky vend është mundësuesi më i madh në botë i sekretit financiar. Kujtojmë pak kompanitë guackë në Delaëare, trustet sekrete të Dakotës së Jugut dhe pasuritë e paluajtshme dhe luksoze në Nju Jork dhe Los Anxhelos.
SHBA-ja është gjithashtu në pozicionin më të mirë për t’i bindur demokracitë e tjera që të ndjekin shembullin e saj. Së bashku me Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe Japoninë, Amerika i ka të gjitha mundësi për të çmontuar sistemin global të sekretit financiar.
Transparenca e korporatave sapo ka filluar që të shndërrohet në një normë. SHBA-ja, Britania e Madhe, dhe tashmë edhe Bashkimi Evropian kërkojnë nga kompanitë që të zbulojnë se cilët janë pronarët e tyre “përfitues”.
Por qasja publike tek regjistrat e pronarëve përfitues në shumë vende është e mohuar ose e kufizuar, dhe parajsat fiskale nën sundimin britanik, nuk kanë krijuar ende regjistra të tillë. Për më tepër, regjistri i përfituesve në SHBA lejon boshllëqe të mëdha.
Kapitali privat, kapitali sipërmarrës dhe fondet e mbrojtura janë të përjashtuara, siç janë edhe shumica e trusteve dhe aseteve dixhitale (si për shembull kriptomonedha). Këto boshllëqe janë shumë të rëndësishme për ta bërë të kotë procesin e regjistrimit, pasi fondet e paligjshme do të rrjedhin kudo ku mbetet sekreti.
Ndaj ne duhet që t’i mbyllim këto boshllëqe. Po ashtu, duhet të frenojmë profesionistët – avokatët, kontabilistët, ofruesit e shërbimeve të kompanive etj – të cilët bëjnë të mundur hyrjen e parave të pista në sistemin financiar.
Ata duhet të detyrohen të ndjekin rregullat kundër pastrimit të parave për t’i njohur mirë klientët e tyre, dhe për të raportuar aktivitete të dyshimta. Ndërkaq, ata duhet t’i nënshtrohen ndëshkimeve të ashpra nëse i shkelin këto rregulla.
Për të frenuar dukurinë e përhapur të shmangies së taksave, korporatat shumëkombëshe duhet të raportojnë të ardhurat e tyre, fitimet dhe aktivitetin ekonomik sipas vendit, në mënyrë që qeveritë t’i taksojnë ato bazuar në vendin ku janë shitjet dhe punonjësit e tyre.
Kjo reformë, do të minimizonte përfitimet dhe rrjedhimisht edhe përdorimin prej tyre të parajsave fiskale për fshehjen masive të pasurisë. Pasi të bëhen transparente këto sisteme financiare dominuese, ato duhet të izolohen nga juridiksionet që garantojnë fshehtësi.
Nga ana tjetër, bankat e huaja duhet të tregojnë kujdesin e duhur për pronarët përfitues të parave që sjellin, dhe në rast se nuk e bëjnë këtë, duhet të përjashtohen nga sistemet tona financiare. Fondet që vijnë apo shkojnë në juridiksione të tilla të fshehta, si Dubai apo edhe Turqia, duhet të kenë një kontroll të shtuar.
Sistemi global i sekretit financiar, është krijuar enkas për të fshehur paratë, përfshirë ato që vijnë nga aktivitetet e paligjshme si dhe për të shmangur taksat. Ai nuk ka asnjë përfitim ekonomik, por është më tepër një zvarritje e zhvillimit ekonomik, një nxitës i tensioneve sociale, një kontribues në konflikt dhe një kërcënim për demokracinë. Ka ardhur koha që ky sistem të çmontohet./Përshtati ‘Pamfleti’, marrë nga “The Hill”.
Shënim: Daniel Calingaert, është drejtues i programeve globale në Bard College, SHBA.50 trilionë dollarë parajsat fiskale sistemi global të pasurit
Burimi