3 vite luftë dhe akuza për vulën, Gjykata regjistron Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike

3 vite luftë dhe akuza për vulën, Gjykata regjistron Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike

Pas betejës për të marrë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berisha është regjistruar tashmë edhe si kryetar i PD në gjykatë. Në vendimin e gjykatës thuhet se kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë është Sali Berisha.
Kujtojmë se më 11 korrik të këtij viti Gjykata e Apelit i dha Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Trupa gjykuese vendosi asokohe të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.
Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, ishte i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e Partisë Demokratike.

Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh ligjore dhe politike brenda Partisë Demokratike për çështjen e drejtimit të saj.
Konflikti për kreun e PD-së nisi pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar nga ish-kryetari Lulzim Basha, si pasojë e shpalljes së tij “non grata” nga SHBA në vitin 2021. Ky veprim shkaktoi ndarje të thella brenda partisë dhe përshkallëzoi përplasjet politike dhe juridike.
Pas një sërë kuvendesh dhe referendumeve të organizuara nga mbështetësit e Berishës, në dhjetor të vitit 2021, u deklarua përmbysja e vendimeve të Bashës dhe zgjedhja e Berishës si lider i PD-së.
Vendimi i fundit nga Gjykata e Tiranës, i reflektuar në dokumentin e firmosur nga sekretarja e regjistrit të partive politike, vulos zyrtarisht drejtimin e PD-së nga Berisha. Kjo ngjarje mbyll një kapitull të rëndësishëm konfliktesh brenda partisë, duke i dhënë Sali Berishës legjitimitetin për të udhëhequr Partinë Demokratike.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente