Palestinezët e uritur përpiqen të marrin pako me ushqim, Izraeli hap zjarr, OKB: 47 të plagosur

Palestinezët e uritur përpiqen të marrin pako me ushqim, Izraeli hap zjarr, OKB: 47 të plagosur

Një zyrtar i OKB-së thotë se 47 palestinezë u plagosën, nga të shtënat me armë zjarri, kur turma pushtoi qendrën e ndihmës në Gaza. Ajith Sunghay, kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut për territoret palestineze, u tha gazetarëve në Gjenevë se zjarri i ushtrisë izraelite kishte shkaktuar shumicën e lëndimeve. Të martën, turma palestinezësh mbushën një qendër  të ngritur nga një fondacion izraelit dhe i mbështetur nga SHBA-të ku shpërndaheshin ndihma. Turma çau gardhet dhe një gazetar i Associated Press tha se u dëgjuan të shtëna me armë, si dhe pa një helikopter ushtarak që qëllonte. Në zonë gjithashtu ndodheshin edhe tanke izraelite. Qendra e shpërndarjes jashtë qytetit më jugor të Gazës, Rafah, u hap një ditë më parë nga Fondacioni Humanitar...